leoni

Blerim Pacolli, pranon se ka fituar grant nga ministria e Faton Peci dhe ka treguar se e ka regjistruar biznesin

Raportohet për tjetër skandal të ndërlidhur me deputeten dhe zyrtaren e lartë të partisë Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Raportohet për tjetër skandal të ndërlidhur me deputeten dhe zyrtaren e lartë të partisë Vetëvendosje, Fitore Pacolli. Bëhet e ditur se kunati i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli- Dalipi, Valon Dalipi rreth një vit më parë ka nisur punën në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Më 2 gusht të vitit 2024, Dalipi u përzgjodh si kandidati më i suksesshëm në pozitën e përkthyesit në një prej agjencive më të rëndësishme të pavarura në vend. Bazuar në dokumentet që ka siguruar gazeta Nacionale, konkursi ishte shpallur në qershor të vitit të kaluar, dhe për pozitën e përkthyesit kishin aplikuar 7 kandidatë, e në mesin e tyre edhe kunati i deputetes Pacolli. Nga ta, Dalipi bashkë me dy të tjerë e kishin kaluar verifikimin paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …