Viola Von Cramon

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit amerikan, Hovenier

Raportuesja e PE-së  për Kosovën, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit amerikan,  Jeff Hovenier. Ajo ka shkruar me këtë rast  se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili të hënën ia ka dorëzuar letrat kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. “Mirë se erdhët në Prishtinë ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – ShBA”, ka shkruar ajo. Ndërsa ambasadori Hovenier është shprehur i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së. “Të përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve”, ka shkruar ambasadori amerikan në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Mesjetë kushtetuese” në Kosovë: Enver Hasani akuzon pushtetin për shkelje masive të Kushtetutës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka lëshuar akuza të rënda ndaj pushtetit aktual, duke …