leoni

Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me sulmet dhe situatën në veri të Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me sulmet dhe situatën në veri të Kosovës. Në një shkrim të saj i ka quajtur të papranueshme sulmet në veri si dhe kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtarëve në Kosovë. Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj EULEX-it dhe deklaratat për ushtarët serbë, janë krejtësisht të papranueshme. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të largohen si shenj të  uljes së  përshkallëzimit të situatës destabilizuese që po mbretëron në veriun e Kosovës. Mbështetje e plotë për dialogun e udhëhequr nga Bashkim i Evropian ka nënvizuar  raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …