Rasim Selmanaj thotë se AAK nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Rasim Selmanaj: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje nëse kërkohet largimi i taksës ndaj mallrave serbe

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse kërkohet largimi i taksës ndaj mallrave serbe. Ai thotë se edhe pse Kosovës nuk i duhen zgjedhjet në këtë fazë, AAK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse vihet në pyetje qëndrimi i taksës. “Ne nuk e shohim interesin në aspektin partiak dhe elektoral. Ne vendimin për mos heqjen e taksës e kemi në raport me dialogun me Serbinë. Mendoj se opozita po luan më shumë me taksën si kartë elektorale, jo kryeministri”, tha ai. Deputeti i AAK-së ka thekson se deri tash PDK-ja ka qenë korrekt në raport me partnerët e koalicionit. “Edhe vendimi për taksën ka qenë vendim i përbashkët i partnerëve të koalicionit. Mbetet të shihet si do të veprojnë partnerët e koalicionit… Por mund të them se AAK-ja, çoftë edhe me çmimin e shkuarjes në zgjedhje, taksën nuk e hekë sepse është vendim i drejt dhe i ndihmon Kosovës në bisedime”, tha ndër të tjera Rasim Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …