Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohet sot

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në këtë proces zgjedhor, të drejtë vote kanë gjithsej 1,013,357 qytetarë, prej të cilëve 474,394 janë në Qytetin e Shkupit. Votimet për zgjedhjen e kryetarëve të komunave zhvillohen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa procesi për zgjedhjen e këshilltarëve do të përsëritet në tri qendra votimiKomunën Shuto Orizarë, pas evidentimit të parregullsive gjatë votimit të mbajtur më 19 tetor. Procesin zgjedhor po e vëzhgojnë monitorues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar edhe gazetarë të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Superpuna jashtë funksionit, bizneset në rrezik gjobash: Heshtje institucionale për një problem shtetëror

Platforma shtetërore “Superpuna” tash disa javë është jashtë funksionit, duke pamundësuar regjistrimin e punëtorëve dhe …