OVL e UÇK-së

Reagim kundër suspendimit nga puna të policëve ish-ushtarë të UÇK-së

OVL UÇK Pejë, kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, që të mos suspendojë nga puna policët dhe oficerët e PK-së (ish Ushtar të UÇK-së), sipas propozimit të bërë nga Inspektorati i Policisë, vetëm për shkak se ata marrin pension invaliditeti të luftës. Ne kërkojmë që këta policë të amnistohen, të paktën deri sa Komisioni Mjekësor Invalidor i formuar në fund të vitit 2017, të rivlerësojë gjendjen e tyre shëndetësore dhe të rivlerësojë shkallën e tyre të invaliditetit. Secili invalid i luftës, përfshirë edhe ata që deri më tani gëzojnë pension Invalidor, do të vlerësohet para këtij komisioni, e ne jemi optimist se shumë bashkëluftëtarë, tani më janë shëruar dhe gëzojnë shëndet të mirë. Ne shpresojmë që Drejtoria e Policisë, do e pres vendimin e rivlerësimit të tyre nga Komisioni Mjekësor, para se të marë çfarë do vendimi në lidhje me çështjen.

OVL UÇK Pejë 20 korrik 2018

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …