Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Pse po nënvlerësohet Kosova…!?

Paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon është qenjësore për të ardhmen e Europës, Ballkanit dhe Kosovës, por paqja mund të arrihet duke u shfrytzuar edhe resurset e brendshme demokratike, si mediet e lira dhe shoqërinë civile.

Është vështirë të arrihet stabiliteti i qëndrueshëm nëse një popull i tërë është e getoizuar, i cili pësojë shkatrrime, vrasje, dëbime masive, dhunime, me mijëra të pagjetur, por edhe dëme kolaterale nga lufta. Por, është e vërtetë e madhe që paqa ka koston e saj, dhe pa zhvillimin e marrëdhënieve demokratike në rajon për të gjithë, njësojë, nuk ka qetësi.

Nëse të rinjtë shqiptarë në pamundësi të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit detyrohen të ikin ilegalisht, kjo bëhet për qëllime humanitare, edhepse shkilet ligji per kufinjtë… një gjë e tillë ka ndodhur edhe në kufijtë e ruajtur mirë të SHBA-së, nga ana e Meksikos, ku  është zhvilluar rrjeti i “arte” i trafikimit të njerëzve dhe i narkomafisë, që është njëri ndër problemet më të mëdha të imigracionit, gjë që ka kushtëzuar edhe ne reformimin e ketij dikasteri.

Edhepse Kosova ka gëzuar benefite të rëndësishme nga evro-amerikanët, edhe me ruajtjen e kufijve nga KFOR-i dhe Eulexi, ata kanë bërë vërejtje verbale për qeverinë e Kosovës, dhe në mungesë të evidencës janë bërë tolerime të korrupsionit në rritje.

Është e qartë që organizatat civile, por edhe LVV, si partia e vetme opozitare, e cila nuk ka qenë e ngarkuar me përgjegjësi pushteti deri më tash, duhet te ngrisin keto probleme në nivel më të lartë duke bashkëpunuar me ambasadat në vend, por edhe me qendrat globale të vendosjes duke u dërguar atyre raporte konkrete se çka vërtetë po ndodhë në Kosove, duke shfrytëzuar edhe instrumente tjera te presionit publik dhe influencës qytetare dhe të mediave, jo duke ashpërsuar raportet politike…

Edhe çështja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbine, është e pranueshme deri sa nuk rrezikohen interesat e qytetarëve te Kosoves, jo vetem të serbëve, ngase kështu po kuptohet se vetëm ai që shkakton probleme, dhunë, dhe akte tjera me elemente terrorizmi mund të përfitojë nga koncesionet, ndërsa pëson pala që është e interesuar që të zgjidhë problemet, njëjtë për të gjithë.

Përgjegjësia kushtetuese, ligjore dhe personale vlen edhe për presidentin, që si person unifikues duhet të di te menaxhoje problemet e brendshme, meqe ai asnjehere nuk ka biseduar me qytetaret haptas “in person” siç bëhet psh. ne SHBA… A nuk ishte presioni qytetar në kohën e Bushit që shtyri qeverine amerikane të tërhiqet nga kontrata e volitshme  e nënshkruar me Emiratet e Bashkuara per menaxhimin e porteve amerikane, te mallërave që hynë në SHBA.

Është e vërtetë që çështjet e mentalitetit dhe te zhvillimit demokratik të qytetarëve amerikanë janë ne nivel tjetër me të tjerët, sidomos me Evropën, por duhet kuptuar gjithe ata te rinjë se nuk janë të kënaqur me zhvillimet ne vend dhe me qeverinë që synon te udheheqe ata, me një kryeministër që ka elemente të autoritarizmit dhe të diktaturës…

Derisa në Kosovë nuk funksionojnë institucionet e pavarura, te cilat mund të menaxhojnë me buxhetin ne menyre autonome, sipas ligjeve në fuqi, është vështirë të arrihet efekti, dosido pa ndihmën e amerikanëve dhe evropianëve Kosova do te mbetej molle kusuritjeje ne Ballkan dhe më gjërë, shpresoj që ky model do të funksionojë edhe në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi, në Sanxhak, Vojvodinë, në Maqedoni, dhe kudo ku ka burime te eskalimit te mundshëm të dhunës për shkak të problemeve të pazgjidhura…

Ballkani duhet të shikohet si një zonë ku raportet fëqinjësore dhe ato njerëzore duhet te zgjidhen me të njëjtën formulë për të gjithë njësoj.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …