Kreykuvendari, Kadri Veseli bisedoi me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov

Kreykuvendari, Kadri Veseli bisedoi me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Në takim u diskutua për marrëdhëniet që Kosova dhe Maqedonia kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për mundësinë e avancimit të tyre në të gjitha sferat e bashkëpunimit, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të kultivuar më tej frymën e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, në funksion të fqinjësisë së mirë dhe synimeve të përbashkëta euro-atlantike. Ai shprehu besimin se liberalizimi i vizave për Kosovën, zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe shumë sfida tjera që tashmë po gjejnë zgjidhje, janë sinjal i mirë për të ardhmen evropiane të Ballkanit. Kryediplomati Dimitrov, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, dhe theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …