Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Reagime të ashpra ndaj vendimit të Kushtetueses, akuzohet pushteti për presion politik mbi gjykatën

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për postin e nënkryetarit serb të Kuvendit, reagimet nga Vetëvendosje dhe disa deputetë të saj kanë qenë të forta, duke e akuzuar gjykatën për tejkalim të kompetencave dhe “krijim normash”. Zyrtarë të kësaj partie kanë pretenduar se gjykata ka ndryshuar jurisprudencën pa ndryshime normative dhe ka hyrë në rol që, sipas tyre, nuk i takon. Këto deklarime janë cilësuar nga analistë juridikë dhe përfaqësues të opozitës si sulm dhe presion politik nda j institucionit më të lartë kushtetues në vend. Sipas tyre, kundërshtimi publik i vendimeve është i lejueshëm, por diskreditimi i gjykatës rrezikon të minojë besimin në ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues. Përfaqësues të komuniteteve joshumicë kanë bërë thirrje për respektim të plotë të vendimit dhe të Kushtetutës, duke paralajmëruar se politizimi i përfaqësimit të pakicave mund të prodhojë pasoja të ndjeshme institucionale dhe ndëretnike. Ata kanë kërkuar që procesi i ri për zgjedhjen e nënkryetarit të zhvillohet sipas standardeve kushtetuese dhe pa ndërhyrje partiake.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Afati po afrohet, pazaret heshtin: Presidenca mes kalkulimeve partiake dhe rrezikut për krizë të re

Numërimi mbrapsht për zgjedhjen e presidentit të Kosovës ka nisur, ndërsa partitë politike vazhdojnë të …