Dr. Arsim Bajrami

Arsim Bajrami kritikon Ministrinë e Drejtësisë për refuzimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

Akademiku dhe studiuesi Arsim Bajrami ka bërë një kritik të hapur ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, lidhur me mosrespektimin e të drejtës kushtetuese të studentëve shqiptarë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas Bajramit, refuzimi i ministrisë shkel Marrëveshjen e Ohrit, duke cenuar barazinë ndërmjet gjuhëve dhe të drejtat e komunitetit shqiptar. Ai thekson se provimi i jurisprudencës ka karakter profesional dhe nuk mund të përdoret si kriter gjuhësor, siç po argumenton institucioni shtetëror. “Juristët shqiptarë kanë të drejtë të përdorin gjuhën shqipe në mënyrë zyrtare dhe të barabartë me gjuhën maqedonase, pa paragjykime. Kjo nuk është kërkesë privilegji, por respekt për Kushtetutën dhe ligjin,” thekson Bajrami. Ai nxit institucionet shtetërore të sigurojnë barazinë gjuhësore dhe të respektojnë të drejtat kushtetuese, duke kontribuar në një sistem drejtësie më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …