leoni

Reçica: Do të angazhohem në fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka theksuar se mundësitë e barabarta për gratë në punësim kanë qenë në fokus të angazhimit të tij si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Duke mos qenë të kënaqur me aq sa është bërë ndër vite për fuqizimin ekonomik të grave, do të angazhohem për avancim të pozitës së gruas në tregun e punës. Ne zotohemi për trajtim të njëjtë për të gjitha gratë, sikurse burrat që kryejnë punë të njëjtë”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …