Regjistrohen edhe 3 raste të reja me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës

Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja të prekur me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i personave aktiv me COVID-19 në Komunën e Malishevës është 32 raste. Personat e prekur me COVID-19 në ditën e sotme janë nga këto vendbanime: 1 Bubavec, 1 Ngucat dhe 1 Panorc. Shtabi komunal emergjent, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, që ti zbatojnë masat mbrojtëse të cilat janë të rekomanduara nga institucionet shëndetësore në vend, me qëllim të mbrojtjes dhe mos përhapjes së virusit. “Pandemia e COVID-19, çdo ditë e më tepër po shkon duke u përhapur në vendin tonë, e rrjedhimisht edhe në komunën tonë. Prandaj, është më tepër se e domosdoshme që të zbatohen masat mbrojtëse, të mbajmë maskat mbrojtëse, të mbajmë distancën, të mbajmë higjienën dhe të mos frekuentojmë vendet ku ka shumë njerëz, pasi kështu po përhapet virusi”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër ët shtabit komunal emergjent. Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 127 raste të prekur, prej tyre 88 janë shëruar, 32 janë raste aktive dhe 7 persona kanë përfunduar me vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …