Regjistrohen edhe katër raste të reja me covid-19 në  Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe katër raste të reja me covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, e deri në ditën e sotme,  gjithsejtë janë regjistruar 3486 raste me covid-19, prej tyre 3390 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë 10 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit fton qytetarët të aplikojnë për përfitimin e plehut artificial

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, fton të gjithë fermerët …