Rektori, Fadil Millaku: Fakulteti ynë i Agrobiznesit dallon nga ai në Prishtinë

Në një intervistë për TV-Dielli, rektori i  Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka”, dr. Fadil Millaku, ka folur lidhur me disa specifika sa i përket këtij Universiteti. Rektori Millaku ka bërë të ditur se ky  Universitet ka 12 mije studentë, 5 fakultete, 18 programe. Qëllimi ynë është që ky universitet të profilizohet dhe pikërisht për këtë  është themeluar plani strategjik 2017 – 2022. Dallojmë me fakultetin e turizmit ngase është specifik për rajonin. Jemi në fazën e nënshkrimit të marrëveshjes me një kompani turke ku studentet tanë, rreth 300 prej tyre mund të shkojnë për punë sezonale në Turqi, pavarësisht se edhe në vendin tonë mund të gjejnë punë, në lëmin e Hotelierisë e Turizmit.   Fakulteti ynë i Agrobiznesit dallon  nga ai në Prishtinë, meqë edhe programet tona dallojnë, sepse Peja tradicionalisht ka pasur traditë për biznes në këtë drejtim. Peja ka Fakultetin e Arteve sepse në këtë qytet  ka qenë shkolla e parë e Artit në Kosovë.

Rektori Millaku ka folur edhe për  organizimin e Strategjinë e cilësisë që nuk e kanë universitetet e tjera, pastaj sistemin tutorial, që do të thotë se  studenti i dalluar ndihmon studentin, sepse  pas një studimi të fizibilitetit kemi vërtetuar se studentet kanë ngecje në lëndët matematikë, statistikë dhe kontabilitet, ka veçuar ndër të tjera rektori, Fadil Millaku, në intervistën e tij  për Radion-Kosova e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …