Remitancat e pranuara në Kosovë,
që janë dërgesat e bashkë-atdhetarëve tanë në vendet perëndimore, sipas të dhënave
zyrtare, janë rreth 600 milionë euro në vit. Sipas të dhënave të Bankës
Qendrore të Republikës së Kosovës, brenda një periudhe 10-vjeçare, shuma e këtyre
remitancave llogaritet të jetë mbi 5 miliardë euro. Dërgesat që pranohen në
Kosovë vijnë kryesisht nga vende si Gjermania dhe Zvicra, ku jeton një pjesë e
ndjeshme e bashkë-atdhetarëve tanë. Sipas njohësve të ekonomisë, remitancat
paraqesin një aspekt të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve, pasi që ndikojnë
në uljen e varfërisë. Megjithatë, sipas tyre, mbetet shqetësuese që mjetet e dërguara
nga Diaspora shfrytëzohen më tepër për konsum dhe jo për ndonjë investim që
sjell përfitime. Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se pjesa më
e madhe e këtyre dërgesave përfundojnë jashtë shtetit si para të gatshme, për
shkak të nivelit të lartë të prodhimeve të importuara.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
