KPM: Ftojmë institucionet e drejtësisë që të merren me zyrtarin tonë deri në zbardhjen e plotë të rastit

Renate Schroeder: Situata në Kosovë jo që nuk ka qenë e mirë përgjatë viteve të fundit, por as s’po përmirësohet

Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Renate Schroeder ka shfaqur shqetësimin e saj për përkeqësimin e gjendjes në Kosovë në raport me lirinë e medieve. Ajo ka thënë se janë të brengosur me situatën në Kosovë, pas rënies në 24 pozita më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij. “Pra situata në Kosovë leje që nuk ka qenë e mirë përgjatë viteve të fundit, por as s’po përmirësohet. Arsyet janë gjeopolitike, politike dhe i shohim të gjitha këto nga afër, kudo që jeni, nga kudo që punojnë – gazetarët nuk mund të kërcënohen ndërkohë që e kryejnë punën e tyre. Ne e informojmë Këshillin e Evropës për çfarëdo që ndodh dhe ne shpresojmë se edhe organizmat ndërkombëtar si Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian apo përfaqësuesit e Federatës Evropiane të Gazetarëve, i marrin parasysh shqetësimet tona dhe bëjnë çfarë të munden t’i bëjnë presion edhe Qeverisë, ndonëse me fare pak sukses, por kjo është detyra jonë dhe do të vazhdojmë ta kryejmë atë” ka thënë mes tjerash drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Renate Schroeder.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nderon heroin Besim Ndrecaj: Shembull unik i luftëtarit që nuk u tremb kurrë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e Komunës së …