Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse vonon konstituimi i Kuvendit

Shoqata e Veteranëve “Roja e Kohës” ka paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq nëse vonon konstituimi i Kuvendit. Kjo shoqatë ka bërë të ditur është duke ndjekur me shqetësim krizën e zgjatur në vend për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë. “U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve se kanë përgjegjësi elektorale dhe kushtetuese, dhe askush nuk duhet të mendojë se do të tolerohet pafundësisht. Ne, qytetarët dhe veçanërisht veteranët e kësaj shoqate, nuk do të rrimë duarkryq. Nëse brenda një kohe të arsyeshme nuk ndërmerren hapa konkretë për krijimin e institucioneve të reja, Shoqata “Roja e Kohës” do të ftojë një protestë gjithëpopullore, në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtës së qytetarëve për përfaqësim të ndershëm” thuhet në mes tjerash në reagimin e shoqatës së Veteranëve “Roja e Kohës”.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …