Brickos

Rendimentet e grurit në komunën e Vitisë, sivjet janë të ulëta

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Vitisë, Naim Pira, gjatë vizitave të vazhdueshme nëpër fushat e korrje- shirjeve, ku mbi 95% të sipërfaqeve të mbjella me grurë janë përfunduar, theksoi se për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike, këtë vit rendimentet janë shumë të ulëta. “Mbi 95% të korrje-shirjeve kanë përfunduar dhe fushata ka shkuar mirë e pa probleme, mirëpo ajo që e karakterizon këtë vit, janë rendimentet shumë të ulëta që nuk mbahen mend 40- viteve të fundit”, theksoi Pira. Ai, po ashtu ka bërë apel që për shkak të temperaturave të larta dhe shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, mos të ndizen hamullarët. Gjithashtu, Drejtoria e Bujqësisë në Viti i njofton fermerët që vërtetimet e dorëzimeve të grurit nëpër qendrat grumbulluese dhe faturat e plehut artificial, të dorëzohen nga data 15 gusht 2023 në Drejtorinë e Bujqësisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …