Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të presë sot në takim homologun e tij gjerman Jens Spahn. Me këtë rast, ata do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e shëndetësisë. Vizita e ministrit gjerman në Kosovë, vjen pas takimit që ministri Ismaili kishte me të në Berlin vitin e kaluar. Njëkohësisht, kjo ishte vizita e parë e një ministri gjerman të shëndetësisë në Kosovë, e cila nis edhe formalisht bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë. Ministri Spahn gjatë ditës do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					