Brickos

Reqica: Vendimi i MPJ për t’ua ndaluar zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë është i drejt

Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës që vije nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reqica ka vlerësuar se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’ua ndaluar zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë është i drejt dhe i arsyeshëm. Ai ka përkujtuar se Serbia dhe udhëheqësit e saj vazhdimisht po e keqpërdorin çdo mirëpritje. Sa herë që po vijnë në Kosovë ata po dalin jashtë mandatit të tyre dhe vetë fakti që ata kërkojnë leje prej institucioneve të Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë që jemi shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Edhe anëtarja tjetër e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, që vjen nga subjekti politik Vetëvendosje, ka thënë se vlerësojnë vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’ua ndaluar zyrtarëve të Serbisë hyrjen në Kosovë por se ky vendim do të duhej të merrej si rezultat i një reciprociteti të plotë politik e jo si një vendim ad-hoc.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …