Mehë Uka

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI: MEHË RAMË UKA (20.12.1962-29.12.1996)

(Meha ishte nder te paret qe e kishte kuptuar se për Kosovë po frynë veriu i sertë
Në muzgun e kësaj date Meha po kthehej nga një mision tejet i rëndësishëm kombëtar, për të bashkuar me një trung Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës me Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës
Meha, ishte ndër burrat më të fortë të kombit dhe kishte me se shumti autoritet ne ilegalitet.
I urrente pa masë tradhtarët dhe frikacakët.
Përse heshtin ata që dikur krenoheshin me Mehen?
Shumë shkolla, rrugë kazerme ushtarake, sheshe mbajnë emrin e këtij vigani dhe se, në qendër te Mitrovicës, Meha është i vendosur vertikalisht në bronz, shndritë përmendorja e Tij me dorën në kobure.
 Për nder të Mehë Ukës që kishte datëlindjen dhe u vra në dhjetor,
e shkrova këtë shkrim të paktën për t´ia trazuar eshtrat se, dikush mendon për këtë burrë.)
Sot, ndalemi në vitin 1996 dhe numrat shndërrohen në emër. Atë ditë Kosovën, e në veçanti Shalën e Bajgorës e kishte kapluar zymtësia.
Atë ditë, Kreshtëbardha e Barelit dukej hijerëndë. Hijerëndë, dukej edhe shtëpia e Ramë Hajdin Ramës, sepse, kishte marrë kumtin e rëndë se, Mehën ia kishte vrarë milicia serbiane diku midis fshatit Lushtë e Braboniq, në jug-perëndim të Mitrovicës. Ndodhi ky krim, në muzgun e 29 dhjetorit të vitit 1996, kur Meha, po kthehej nga një mision tejet i rëndësishëm kombëtar, bashkimin e UÇK-ës dhe LKÇK-ës, në një trung, që Serbisë nuk i konvenonte.
 Lakorja e jetës se Tij nisi në Shalë dhe vaji i parë foshnjarak i përzier me KRISMA PUSHKESH.
Këtu, midis malesh e kreshtash të thepisura te Shalës së Bajgores, Meha PIU UJIN BILUR të këtyre bjeshkëve. Këtu, u ushqye me MUSHTIN KOMBËTAR NGA KRAHARORI I  NËNË GJYLËS.
Eh, ne këto vise lisat nuk pyesin sa t’i lëshojnë rrënjët thellë. “Meha udhën e dritës e nisi në vendlindje, ndërsa e vazhdoi në Mitrovicë e Prishtinë, ku do të formohet dhe burrërohet në periudhën ku shqiptarët e Kosovës do t´i përjetonin ngjarjet më të rëndësishme në historinë e tyre të shumëvuajtur” -do të shprehej, profesor Istrefi.
Nuk do mend se, vrasja e ish- të burgosurit politik, nga Shala e Bajgorës, është një prej atyre vrasjeve me të mistershme, që ka ngjarë në vitin 1996, në Kosovë.
Është kjo një vrasje me njëqindenjë pikëpyetje, që zgjon po kaq dilema, por, e cila, misterin rreth saj e thellon gjithnjë e me tepër.
Mirëpo, kush ishte Mehë Uka dhe përse, në fakt, vdekja e Tij është kaq e mistershme për opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë?
Mehë Uka, ishte një i burgosur politik, fëmijë minatori, i cili gjatë viteve të tetëdhjetë, tri herë u arrestua nga UDB-ja serbe, përkatësisht, nga kuislingët shqiptarë, që shërbenin në ‘to,- po kaq herë u dënua nga Gjykata e instaluar serbe dhe për këtë i mbajti më tepër se nëntë vjet burg duke “shëtitur” prej një burgu në burgun tjetër, prej një kazamati në kazamatin tjetër dhe duke i përjetuar kështu, të gjithë rrathët e ferrit serb.
Kur e mbaroi vuajtjen e fundit të dënimit, Mehë Uka, pa e humbur elanin e tij për jetë, gjithnjë optimist dhe i pathyeshëm, shkoi në Prishtinë për ta vazhduar fakultetin. Madje, pikërisht, Meha ishte njeri prej nismëtarëve te parë të themelimit  të Unionit të Studenteve të Pavarur të Universitetit te Prishtinës, dhe kryetar i dytë i kësaj organizate të vetme studentore në këtë Universitet.
Mirëpo, me të mbaruar shkollimin, Mehë Uka nuk do të ndalojë në Prishtinë, por do të kthehet në vendlindje që të punësohet në shkollën e atjeshme tetëvjeçare në cilësinë e arsimtarit. Ç ‘është e vërteta, Mehë Uka e kishte arsyen e plotë për t´u kthyer në vendlindje dhe për të vepruar atje.
Dihet, se fshati i tij i lindjes është një vend blegtoral në të cilin, ashtu sikurse në shumicën e fshatrave të tjerë të kësaj ane, jetojnë minatorët e “Trepçë” të Stantërgut me familjet e tyre.
Në fakt, është fjala për një rajon te cilin, pas çfarëdo marrëveshjeje Serbia në të gjitha projektet e parasheh si territor te saj…
M’u për këtë arsye, shtëpia e Mehë Ukës për pesë-gjashtë vjet është bastisur nga milicia serbiane dhe tradhtarët, “shqiptarë” më tepër se tridhjetë herë dhe po aq herë, Meha, është dërguar në milici, ku është keqtrajtuar dhe kërcënuar qe të mos punojë dhe, siç shpreheshin udbashët dhe langonjtë kuislingë shqiptarë “që të lë popullin rehat”.
Mirëpo, Mehë Uka ishte i pathyeshëm. Andaj, të gjitha këto edhe e shtojnë misteriozitetin mbi vrasjen e Tij në atë natë te acartë dimri…
TRUNGU I FAMILJES SE MEHË RAMË UKËS
Legjenda e Mehë Ukës ka lindur nga vatrat familjare, sepse familja e Ukajve ka dëshmuar brez pas brezi se njihet për qëndresë heroike kundër te gjithë pushtuesve që kanë dashur ta shkelin Kosovën me çizmen e okupatorit e në veçanti kundër pushtuesve serbo-sllavë. Pra, historikisht Shala e Bajgorës është një vatër e qëndresës së vazhdueshme kundër çdo pushtuesi e dhune. Trimat, zakonisht, trimat lindin nga një trung i forte që ka traditë kryengritëse, traditë atdhetare.
Dhe, nga ky trung i fortë ka lindur familja e Mehë Ukës. Po e bëjmë një vështrim kronologjik të kësaj familjeje luftarake: Bali Ukë Bajgora, ka qenë trim i rrallë, i cili në Shalë kishte udhëhequr luftën kundër pushtueseve, trimëritë e Baliut e kishte lavdëruar edhe ushtria e Stambollit.
Si burrë kishte qenë shumë i zhvilluar, që iu përngjante kreshnikëve të lashtësisë, që thonë se fëmiu kishte përbiruar nëpër krahun e gëzofit të tij.
Ukshin Ukë Bajgora,
ky trim në historinë shqiptare njihet me emrin, Ukshin Kovaçica. Derisa, ishte kaçak mali, nëna e Mehës i kishte gatuar gjatë tërë kohës sa kishte luftuar kundër çdo pushtuesi…
-Edhe një Mehë tjetër, Mehë Ukë Bajgora, i parë, kishte bërë kërdi në pushtuesit serbë. Kështu që, serbët kishin paguar para marramendësi për ta vrarë Mehën…
Për  Bislim Bajgorën,  shumë të paktë, janë ata atdhetarë të cilët nuk kanë lexuar dhe s’kanë dëgjuar nëpër odat shqiptare, rrëfime dhe këngë për këtë trim në zë…
Hajdin Ukë Bajgora, babai i Ramë Ukës, gjyshi i Mehës, ra në altarin e lirisë me pushkë në dorë kundër serbëve.
MEHË UKA NISET NË UDHËN E LIRISË
  “… Detyra ime do të jetë te mos heshtë, por të mbrojë lirinë, e të vdes para se të shoh fundin e saj”.                “Bruti Shqiptar”,  Mehë Uka, në  vitin 1979, ende pa i mbushur,
18-të pranvera, si Shqipo hidhet në ilegalitet, me vendosmëri e nisë udhën e lirisë.
Në këtë vit, ende sundonte epoka e kultit të qenit plak Tito, kur shumë zëshëm farkohej “vëllazërim-bashkimi” me jugosllavë dhe  serbianë, që shqiptarëve ia kishin ngulur thikat prapa kurrizit, që i kishte prekur mish e asht, ka pasur langojë “shqiptarë” që fotografinë e satrapit Tito e kishin të ngulur në baskinë  (gozhdën) 16-tëshe, në murin e odave.
 Dhe pa pikë turpi në surrate, këta tradhtarë të kombit shqiptar i jepnin vetes të drejtë të thoshin se janë të barabartë me kombet  tjera, në ish-Jugosllavi.
Në gjimnazin Matematikor të Prishtinës, formohet një organizatë, gjegjësisht një grup të rinjsh që do të luftonte për zgjimin e ndjenjave të popullit shqiptar nga gjumi nanuritës dhe mashtrues, ku i kishte vënë politika titiste.
Në këtë grup gjendej edhe revolucionari Mehë Uka, i cili për shkak se manifestonte vullnet të pathyeshëm për t´i bërë rezistencë politikes gjenocid ale, që për degjenerimin dhe shtypjen e shqiptarëve tri herë u ndodh prapa grilave të burgut, pa e ndërprerë për asnjë çast veprimtarinë e tij politike.
Kështu që, në vitin 1979, Meha me shokët e grupit shpërndajnë afishe me parullën kryesore:
”Trepça punon-Beogradi ndërtohet”! dhe me tekst përcjellës “profesorë të nderuar, ua tregoni të vërtetën nxënësve!”. Djelmoshat guximtarë pas nëntë muajsh, arrin t´i zbulojë milicia shqiptaro-serbe, e cila i rrethon shtëpitë e “nacionalistëve të mitur” Dhe, kështu rrumbullakëson edhe një aksion kundër shqiptareve duke arritur te kapë terë grupin.
Por, meqë ishte fjala për një grup, sipas ligjit, ” i kategorisë së të miturve”, organet e SPB-ës, perpiqen të përdorin metodën “filtruese”.
Me qellim të spastrimit “të ndjenjave nacionaliste shqiptare”, nga koka e këtyre djelmoshave. Kërcënimet dhe këshillat që të tërhiqen nga rruga, “e gabuar” nuk i japin rezultatet që synonin organet e milicisë serbiane, kështu, MEHË UKA SËRISH MERR UDHËN KAH Liria?!
Shpërthimi i Demonstratave të vitit 1981, Mehë Ukën e zënë si maturant në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë. Demonstratat liridashëse (kuislingët, langonjtë i quanin “demonstrata kundërrevolucionare”. Shih, për këtë, një këlysh shkine me emrin Musa Prushi, këto demonstrata i quajti, “demonstrata famëkeqe” , ky këlysh kurve edhe sot mbrojti ligjet serbiane duke thënë se, në shtetin e tij në Serbinë okupuese nuk ka pasur ligje dënim me vdekje, ky nip shkau i tredhur nga hamshorët e zhupanëve dhe vojvodëve, për heronjtë e kombit, vetëm pse kanë qenë anëtarë të LPK-ës, vjellë vrer.
Ky zog shkine, është i familjes së Hysen Prushit, bashkëpunëtorit te devotshëm serbian. Lexoni ne google!
Ky  i paguar nga Serbia, është një korb shëtitës që del me emra të ndryshëm nëpër portale.
Në, i kemi bërë të fotokopjuara të gjitha shkarravinat të sojit të një shkau, qe një ditë të zënë vend ne librin e ardhshëm, origjinal se çka thotë ai, pa asnjë ndërhyrje…), Mehës i japin fuqi të pashtershme për t´u hedhur në aksione. Qetësia shpirtërore e Mehës, iu kishte tretur qysh në vitin e dytë të shkollës së mesme, duke i zëvendësuar me ndjenjat e çiltërta, që shpërthenin dita-ditës. Ai, dëshironte të shpërndante mjegullën që një pjesë të madhe të shqiptareve ua kishte verbuar sytë.
Meha, bëhej halë në sy dhe prapë e burgosin dhe dënohet…
Dosjet e fshehta të Mehës, përgatiteshin nga kuislingët shqiptarë. Por, Mehë Uka ishte i qartë: “Do të luftojë deri në frymën e fundit për Kosovën Republikë”.
Okupimi, e mundonte shumë Mehe Ukën, prandaj, ai vazhdon serish me guxim të pashoq aktivitetin e tij për t’ia bërë të qartë armikut se, KOSOVA ËSHTË KOSOVË E ASSESI SERBI, siç pretendojnë edhe sot qarqet shoviniste serbe.
Më 7 mars 1982, herët në mëngjes shtëpinë e këtij patrioti e kishin rrethuar forca të shumta, të tmerrshme policore serbiane dhe langojë të ndyrë të kombit shqiptar; 6 pjesëtarë të sigurimit, një kamion milicë dhe 5 inspektorë.
-Këta langojë, gjatë kontrollit, ia konfiskojnë çdo gjë shqiptare.
Vendimi mbante nënshkrimin e tradhtarit të kombit, MEHMET MALIQIT, babait të Shkëlzenit.
Familja e Mehës, njoftohet sipas vendimit nr. 71/82, se, Meha është privuar nga liria, nënshkrimi ishte sipas zagarit, gjykatësit hetues, Rexhep Kaçanikut.
Më pas, Mehë Uka serish burgoset, kësaj radhe, Meha arrestohet në shërbimin ushtarak dhe vetëm se, pranon që është anëtarë i LËVIZJES POPULLORE TE KOSOVËS, DËNOHET ME 7 VJET BURG.
Në grupin e tradhtarëve të kombit që e dënuan MEHË UKËN, ishin: HILMI ZHITIA dhe YMER OSAJ.
Nga vuajtjet e shumta të këtij vigani të popullit, m’u kujtuan vargjet e Kadaresë:
Eh, burgjet e Korçës, shtatë palë shkallë,
Bir Fehim i nenës, tretur ne hapsanë.
Kush të shtron dyshekun,
Kush të hedh jorganë,
bir Fehim i nënës tretur në hapsanë!…
SI U VRA ISH – I BURGOSURI POLITIK MEHË UKA….???
 Më 29 dhjetor 1996, Mehë Uka, familjes së tij i kishte thënë se po shkonte në Mitrovicë, ngase, i kishte disa punë atje, porse, po atë natë, para darke do të kthehej në shtëpi, sepse vajza e Mehës kishte ditëlindjen. Mirëpo, askush nga anëtarët e familjes së tij, nuk kishte menduar se kjo do te ishte hera e fundit që do ta shohin Mehën te gjallë dhe se ky do të ishte udhëtimi i tij i fundit për në qytetin e minatorëve.
-Për habi te familjes, do te kalojë ajo natë, pastaj edhe një ditë edhe një natë dhe një ditë dhe një natë tjetër, dhe tek në ditën e tretë dy milicë do të trokasin ne dyert e familjes së Ramë Ukës, në fshatin malor në Bajgorë.
Djali i Mehës, Dardani dhe vajza Shota i kishin parë milicët – njëri i uniformuar e tjetri civil, dhe i kishin bërë zë babait të Mehës, Ramës, që të dalë dhe të shohë se për çfarë kishin ardhur ata milicë. Milici i uniformuar e pyet:
“A je ti babai i Mehë Ukës”?
Plaku, Ramë e pohon ketë duke pandehur se këta do t´ia bëjnë ditur se, sikur edhe shumë herë më parë, Mehën e tij e kishin në arrest. Mirëpo, i kësaj here, lajmi ishte i kobshëm. “Djalin tënd MEHËN E KE TË VDEKUR NË MORG TË PRISHTINËS DHE MUND TË SHKONI E, TA MERRNI”,- kishte thënë milici serb me arrogancë.
“Çka paska ndodhur me birin tim Mehen”?
–kishte pyetur Rama, duke i quajtur me vendosmëri – “të poshtër e katilë” – dhe pa e shprehur dhimbjen e tij para milicëve të okupatorit.
 “Djali të është vrarë”,
– i thotë shkurt e troç milici i uniformuar.
“Po kush e vrau djalin tim, or gjaksorë?”-pyet babai trim i Mehës dhe kërkon sakicën për të BËRË HATANË… Vëllezërit e Mehës, Rasimi dhe Baliu me të birin dhe një dajë i Mehës, nisen për në Prishtinë, hyjnë në morgun e spitalit, për ta identifikuar kufomën e Mehës.
-E marrin atë, në një arkivol dhe e kthejnë, tashmë te vdekur në fshatin e lindjes në Bajgorë.
Varrimi i Mehës bëhet të nesërmen në Bajgorë me ç’rast marrin pjesë bashkëkombësit e tij nga të gjitha viset e pushtuara shqiptare. Mirëpo, dilemat megjithëkëtë lidhur me atë sesi U VRA MEHË Uka, ende ngelen.
 Në fakt, lidhur me këtë, mund të parashtrohet vetëm një pyetje e thjeshtë:
                 ”A thua sesi dhe në ç ‘mënyrë, në atë çast dhe në atë vend u gjenden forca aq të mëdha policore bile edhe me “ninxha-kapela”, ne atë errësirë në mes fshatrave Lushtë dhe Braboniq në jug-perëndim të Mitrovicës.
Kur gjaksorët e vranë Mehën, askush nuk i ndodhi pranë.
Me këtë rast m’u kujtuan ca fragmente nga një këngë popullore e Shqipërisë së jugut,
e kënduar, pas ngjarjeve te 1981-it në Kosovë:
Shqiptari, përballë shqiptarëve,
Armatën e Nishit,
O, djemtë e Kosovës
E kishit ne shpinë.
Nënat, qysh u qanë?!
Para UDBASHËVE,
Kur u mori plumbi,
Në zemër lirinë.
 Kush u ndodhej pranë?!
Amanet baltë e Kosovës!
Amanet, po të lë djalin,
Ma mori plumbi i mizorit!
Nëna s´di ku e ka varrin.
Mehë Uka, pas vetes la bashkëshorten RESMIE BADALLAJ-UKA, djalin Dardanin, vajzat; Shotën dhe Artën dhe tre muaj pas vrasjes lindi DJALI QË E PAGEZUAN, MEHË.
Pra, NUK MBETI SOFRA THATË.

I QOFTË I LEHTË DHEU  I SHQIPERISË MËMË!

29 Dhjetor, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Marie Shllaku, (1922-1946) luftëtarja heroinë e bashkimit të trojeve në një Shqipëri Etnike

Marie Shllaku, (1922-1946) luftëtarja heroinë e bashkimit të trojeve në një Shqipëri Etnike

Pavarësisht Kanunit, fesë dhe traditës patriarkale, në shumë raste gjatë historisë, femra  shqiptare i ka …