Reshat Gashi: Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë Nysret Gashi- veteran i UÇK-së

Me dhembje të thellë dhe zemër të pikëlluar njoftojmë miqtë, të afërmit dhe dashamirët se sot më 8 maj 2025, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë: Nysret Ragip Gashi, Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nysreti ishte shembull i përkushtimit, guximit dhe dashurisë për atdheun. Ai i përket brezit të luftëtarëve që kontribuuan me nder dhe krenari në çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. Do të kujtohet gjithmonë për karakterin e tij të fortë, shpirtin fisnik dhe dashurinë për familjen dhe kombin.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten, më 9 maj 2025, pas namazit të Ikindisë (ora 16:30), në Varrezat e Veteranëve në Shtime.

Të ndjerin do ta përcjellim për në banesën e fundit me nderime siç i takon një luftëtari të lirisë.

 Lamtumirë Nysret, prehu në paqe!

Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën!

Kontrolloni gjithashtu

Nesër fillon procesi kombëtar i vendosjes së 47 dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut

Nesër fillon procesi kombëtar i vendosjes së 47 dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut

Njoftim zyrtar drejtuar familjarëve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës dhe qytetarëve të Komunës …