Reshit Kushaj: Sindikatat në Kosovë janë të pavarura dhe nuk i takojnë asnjë subjekti politik

Reshit Kushaj: Sindikatat në Kosovë janë të pavarura dhe nuk i takojnë asnjë subjekti politik

Përfaqësuesi i  SBASHK-ut, Reshit Kushaj  ka thënë se sindikatat në Kosovë nuk janë të asnjë subjekti politik. Ai bashkë me kryetarin e kësaj sindikate, Rrahman Jasharajn janë aty qysh nga vitet e 90-ta në kohën e Hajrullah Goranit. ‘Sindikata nuk është produkt i asnjë partie. Sindikatat ne i kemi formuar në kohën e Hajrullah Goranit në vitet 90-ta. Pra, unë e Rrahman Jasharaj jemi nga ajo kohë, dhe s’kemi ditë çfarë parti do të formohen e kush do të jenë këta njerëz. Po e them me sinqeritetin më të madh, a ka tash që anojnë anej e knej, unë nuk e di. Por s’mund të bëni paragjykime për kërkesat tona. Ne këto kërkesa i kemi pasur të vazhdueshme. Kam qenë i pranishëm në grevën e madhe të Fakulteti Teknik. Populli nuk e voton atë që mësuesin e bjen në këtë gjendje vazhdimisht. Ne kemi pritur që dikush t’u drejtohet mësimdhënësve, Neve po na duhen pare jo darka, tha Kushaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …