Reshjet e mëdha të shiut shkaktojnë dëme dhe përmbytje ne komunën e Deçanit

Fshatrat Prilep, Baballoq, pastaj penda në afërsi të restorant ,,Lumbardhi”në Deçan dhe në disa pjesë të komunës së Deçanit reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe erës kanë shkaktua edhe vërshime. Duke e parë gjendjen e krijuat në teren, menjëherë është mobilizuar Njësiti Emergjent, sektori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, Ndërmarrja Higjiena, Kompanitë Lika -Trade dhe Infra Plus si dhe faktor të tjerë, të cilët kanë qëndruar gjatë tërë kohës në terren për ta mbajtur gjendjen e krijuar nën kontrollë duke bërë edhe largimin e mbetjeve të sjella dhe hapjen e kanaleve. Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, situata është nën kontroll, ekipet vazhdojnë të jenë në teren ndërsa nga dita e hënë 05.10.2020, një komision i ngritur nga komuna e Deçanit do te dal në teren për të pa nga afër dëmet e shkaktuara sidomos në ekonomit familjare tha Zenuni.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …