Reuters: Lëvizja Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Reuters: Lëvizja Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë. Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje. Koalicioni i kryesuar nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo Demokratike e Kosovës, doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare  të së dielës në Kosovë, por asaj do t’i duhet  të gjejë një partner koalicioni për të formuar një qeveri të qëndrueshme. Me 70 për qind të votave të numëruara, koalicioni i kryesuar nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje, 26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, 25.8 për qind, shkruan Reuters duke cituar rezultatet e Demokracisë në veprim. Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysmë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 41.5 për qind, më e ulëta që nga viti 2008, me shumë kosovarë të frustruar mbi mungesën e përparimit ekonomik dhe një nivel të thellë të korrupsionit. Në vitin 2010 dhe 2014 pjesëmarrja  ishte 48 dhe 43 për qind. Surpriza më e madhe ishte partia Vetëvendosje e opozitës, e cila pothuajse ka dalë partia e dytë, shkruan tutje Reuters.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …