Tema të tjera...
Pas rezolutave të miratuara në Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës ditët e fundit, çështja e një procesi të drejtë po merr jehonë edhe në arenën ndërkombëtare. Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë iu adresua sot Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Adresimi i këtij dokumenti konsiderohet hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe të parimit të një procesi të paanshëm. OVL UÇK thekson se do të vazhdojë angazhimin në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
