Përfaqësuesi special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Richard Grenell ka thënë se administrata Trump do të shkojë hap pas hapi në çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për Kosovën dhe se këtë do ta bëjnë hap pas hapi. “Mendoj se do të shkojmë hap pas hapi. Sigurisht jemi plotësisht të angazhuar në këto çështje, por siç e thashë, po bëjmë zhvillim ekonomik gjithandej botës. Ky është fokusi. Ndërsa lidhur me pyetjen nëse do të ketë korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ai ka theksuar se nuk do të ketë kthim mbrapa. “Mendoj se planet kanë qenë gjithmonë plani ekonomik. Nuk ka kthim mbrapa në asgjë. Ne gjithmonë jemi përqendruar në zhvillim ekonomik si shtytës për zgjidhje të problemeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” ka theksuar Riçard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
