Rifat Jashari: FSK të jetë e gatshme të mbrojë territorin e Kosovës ashtu siç e mbrojtën edhe ushtarët e UÇK-së

Rifat Jashari: FSK të jetë e gatshme të mbrojë territorin e Kosovës ashtu siç e mbrojtën edhe ushtarët e UÇK-së

Në 21-vjetorin e shënimit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka folur edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, në shënimin e 21-vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, ka thënë se për herë të parë Kosova po e shënon këtë Epope me ushtrinë e saj. Ai duke e uruar ushtrinë e Kosovës ka kërkuar që ta mbrojnë territorin ashtu siç e mbrojti UÇK-ja. “Ushtrisë së Kosovës i dëshiroj shëndet dhe lumturi që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e Kosovës ashtu siç e mbrojtën edhe ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Rifat Jashari në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …