Komuna Klinë

Rindërtimi i informacioneve kadastrale në Klinë

Njoftohen të gjithë banorët e zonave kadastrale Klinafc, Drenoc, Videjë dhe Jagodë të komunës së Klinës se Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me bankën  botërore , përmes Agjencionit Kadastral të Kosovës do të filloj  Rindërtimin e Kadastrit në zonën (fshatin) tuaj.

Qëllimi i këtij takimi është që të informohen banorët e fshatit lidhur me fillimin e realizimit të Projektit për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale (RIK) në zonën (fshatin) tuaj. Me këtë rast i ftojmë të gjithë banorët që të marrin pjesë në takimet që do të mbahet sipas orareve të më poshtme:

  1. Klinafc – Informimi publik mbahet me datë 30.05.2016 prej orës 16:30 në Shkollën fillore “Avni Zhabota” në lagjen Kërnicë.

  2. Drenoc – Informimi publik mbahet me datë 30.05.2016 prej orës 18:30 në Shkollën fillore “Isa Boletini”.

  3. Jagodë – Informimi publik mbahet me datë 31.05.2016 prej orës 16:30 në Shkollën fillore “At Gjergj Fishta”.

  4. Videjë – Informimi publik mbahet me datë 31.05.2016 prej orës 16:30 në Shkollën fillore “At Gjergj Fishta” në fshatin Jagodë.

Me këtë rast i ftojmë të gjithë banorët, po ashtu të gjithë ata  pronar të cilët posedojnë parcelë brenda këtyre zonave kadastrale që të jenë pjesë aktive në të gjitha fazat e projektit dhe ju ftojmë që të bashkëpunoni me kompaninë implementuese si dhe grupet punuese ne terren për evidentimin e të gjitha parcelave kadastrale dhe të sjellin me vete të gjithë dokumentacionin përkatës që posedoni për pronën e paluajtshme në zyret tona në zonën (fshatin) tuaj ku te gjitha shërbimet janë pa pagesë.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …