leoni

Në Skenderaj mbi 1600 vullnetarë morën pjesë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”

Mbi 1600 vullnetarë të Skenderajt, kryesisht të rinj, morën pjesë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën”, organizuar në kuadër të fushatës tradicionale për pastrim të ambientit.

Aksioni ka qenë gjithëpërfshirës, pjesë e të cilit kanë qenë shkollat fillore dhe të mesme në gjithë territorin e Komunës së Skenderajt, Qendra Rinore Publike, Kompania “Unitetit”, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Kulturës, Drejtoria e Arsimit dhe zyrtarë të tjerë që merren me ambientin në Komunën e Skenderajt.

Më këtë rast janë pastrua 12 rrugët kryesore të qytetit të Skenderajt, rrugët nëpër fshatra, si dhe janë hequr mbeturinat nga 6 deponi ilegale në periferi dhe në disa fshatra. Aksioni është përkrahur nga kompania publike “Uniteti” me makineri, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka dhënë mbështetje teknike dhe logjistike.

Koordinatori për Skenderaj i fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Xhevat Dervishi ka thënë se vetëm në qytetin e Skenderajt në këtë aksion kanë marrë pjesë mbi 500 vullnetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i vullnetarëve pjesëmarrës është mbi 1600. Pa ashtu ai theksoi se gjatë ditës janë pastruar edhe 6  lokacione të shndërruara në deponi ilegale.

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me kompaninë publikë “Uniteti”, po bënë përpjekje të vazhdueshme në ruajtjen e ambientit dhe trajtimit adekuat të mbeturinave. Në këtë aspekt institucionet lokale ju bëjnë thirrje edhe qytetarëve për bashkëpunim dhe ngritje të vetëdijes për mbrojtjen e ambientit, pasi ambienti  ku jetojmë është pasuri e të gjithëve dhe duhet ta ruajmë të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …