Gjatë ditës së diel, në QNR janë rinumëruar mbi 500 vendvotime

Rinumërim i fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut, Prokuroria urdhëron mbikëqyrje të plotë të procesit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut. Vendimi është marrë pas sqarimit të kompanisë CETIS, përgjegjëse për printimin e fletëvotimeve, e cila ka pranuar se gabimi teknik në disa prej tyre është shkaktuar nga një defekt në njërën prej katër kokave të printerit me ngjyrë, që ndikoi në shtypjen e numrit të qendrës së votimit. Për të siguruar transparencë dhe integritet të plotë të procesit, Prokuroria ka caktuar dy hetues policorë që do të mbikëqyrin nga afër rinumërimin deri në përfundimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati kritikon Gjykatën Speciale dhe qeverinë: “Qeveri e turpit”

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Gjykatës Speciale …