Procesi i rinumërimit të votave në Kosovë ka nxjerrë në pah ndryshime në raportet mes subjekteve politike, bazuar në të dhënat e publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas rezultateve aktuale të rinumërimit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryeson me 51.19 për qind të votave, përkatësisht 387 vota, duke u renditur e para në këtë fazë të procesit. Në vendin e dytë renditet Lëvizja VETËVENDOSJE!, me 31.88 për qind të votave apo 241 vota, ndërsa diferenca mes saj dhe AAK-së mbetet e dukshme. Lidhja Demokratike e Kosovës, pozicionohet e treta me 11.11 për qind, që përkthehet në 84 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 4.63 për qind të votave, apo gjithsej 35 vota. KQZ-ja ka bërë të ditur se këto rezultate bazohen vetëm në rinumërimin e tri kutive të votimit, ndërsa procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Autoritetet zgjedhore kanë theksuar se shifrat përfundimtare mund të ndryshojnë me përparimin e rinumërimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
