Rinumërimi në Prizren zbulon vjedhje industriale të votave brenda partive

Procesi i rinumërimit të votave në Prizren ka nxjerrë në pah një skemë të gjerë të devijimit të votës brenda llojit, duke dëshmuar atë që po cilësohet si vjedhje industriale në Qendrën Komunale të Numërimit. Sipas të dhënave të deritanishme, devijimet më të mëdha janë evidentuar te kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila udhëheq me këtë komunë. Nga gati gjysma e kutive të rinumëruara, rezulton se kandidati i PDK-së Fetah Paçarizi ka përfituar më së shumti nga abuzimet, pasi nga 7,550 vota të rinumëruara të kësaj partie në Prizren, 3,369 vota i janë përshkruar rrejshëm atij. Përfitime të konsiderueshme janë evidentuar edhe te kandidatë të tjerë të PDK-së, përfshirë Nait Hasanin, Kujtim Gashin, Arianit Çollakun, Luljeta Veselaj Gutajn, Enver Hoxhajn, Fadil Demakun dhe Xhavit Halitin. Pas PDK-së, devijime të ndjeshme janë regjistruar edhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, ku nga 3,077 vota të rinumëruara, kandidati Xhavit Uka ka përfituar 741 vota të paraqitura rrejshëm, ndërsa Driton Selmanaj 552 vota më shumë se rezultati real.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës: Janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte kundër popullsisë civile

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se deri në dhjetor të …