Edhe te Lëvizja Vetëvendosje janë evidentuar mospërputhje, ndonëse në përmasa më të vogla. Nga 15,474 vota të rinumëruara, devijimi më i madh është shënuar te kandidatja Dafina Alishani me 269 vota të përshkruara rrejshëm dhe Arbër Rexhaj me 252 vota më shumë.Rinumërimi ka identifikuar edhe kandidatët që kanë qenë viktima të këtyre manipulimeve. Në nivel vendi, 19 nga 20 kandidatët më të dëmtuar nga vjedhja brenda partive janë nga PDK-ja, ndërsa i vetmi jashtë kësaj partie është Paris Guri nga LDK-ja. Viktima më e madhe rezulton të jetë nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, të cilit nuk i janë regjistruar 435 vota, pasuar nga Arian Tahiri, Përparim Gruda, Vlora Çitaku dhe Mërgim Lushtaku. Të dhënat e deritanishme nga rinumërimi tregojnë se në partitë e tjera, dëmi ndaj kandidatëve të prekur nga vjedhja në Qendrat Komunale të Numërimit nuk i kalon 100 vota, duke e bërë rastin e Prizrenit një shembull alarmues të degradimit të procesit zgjedhor dhe nevojës urgjente për përgjegjësi institucionale dhe reforma serioze në administrimin e zgjedhjeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
