leoni

Albin Kurti

RKL: Albin Kurti mund të ketë qenë antiamerikan sa ishte në opozitë, por tani është shumë pro amerikan

Ndryshimet mes Albin Kurtit, kur ishte opozitë dhe tani kur është në pozitë, janë shumë të mëdha dhe të pakrahasueshme, por kjo nuk është diçka e veçantë, pasi ai ka interesim të mbajë postin, për të cilin e di fare mirë se ambasada amerikane në Kosovë, po të dojë mund ta heq më së largu brenda një jave, sikur kishte bërë në Qeverinë Kurti 1,  e cila jetoi 40 ditë legale dhe 40 të tjera në detyrë.

Antiamerikanizmi i Kurtit tanimë nuk ekziston, ashtu sikur nuk ekziston as orientimi  i tij majtist, të cilën as e ka përmendur në vitin e fundit. Ai orientim në qeverisje  nuk shihet askund madje as në premtimet para votuesve, sepse tashmë hyn në radhën e kauzës së tradhtuar, hyn në radhën e së kaluarës nga e cila Vetëvendosa është ndarë përfundimisht,  sepse nuk e zë  më këmisha e ngushtë sociale, derisa tani ka veshur rroba të gjera të botës së kapitalit.

Kauzën, liri, drejtësi, barazi e kanë shkelur sa e sa para Albin Kurtit, duke filluar nga jakobinët Maxmilian Robespjer, Xhorxh Danton e shumë të tjerë e deri te ish socialistët revizionistë të Ballkanit, përveç Shqipërisë së Enver Hoxhës…

Kemi shkruar sa e sa herë dhe kemi dëshmuar  me gjuhën e fakteve se e majta e në Kosovë, por as në Shqipëri nuk ekziston, ajo është improvizuar nga partitë e quajtura socialiste, me qëllim për ta joshur shumicën e varfër shqiptare dhe për ta manipuluar pandershmërisht  duke e shfrytëzuar për vota.

Në këtë drejtim, Albin Kurti nuk dallon nga të tjerët, sepse ai e di mirëfilli se në Kosovë është instaluar rendi kapitalist, i rendi i “kaosit dhe i xhunglës” sa për fillim,  dhe dihet çka na pret në vazhdim në rendin e ri, që zyrtarisht  quhet demokraci me liri e të drejta të specifikuara, të deklaruara, por kurrë dhe në asnjë vend  të plotësuara, as të realizuara.

Edhe pse Kosova nuk mori ftesë nga Amerika për Konferencën e Demokracive, pavarësisht se  ajo u la anash bashkë me Serbinë, Bosnjën, Hungarinë, Kurti pati një reagim me dy fjali mbase edhe për shkak të fushatës zgjedhore ku është shumë i zënë për të fituar  të paktën një komunë nga 37 sa i ka Kosova,  dhe për të pritur se çka mund të sjellë e nesërmja, gjithnjë befasuese dhe e pabesë.

Nuk besoj se Amerika e Joe Bidenit e ka anashkaluar Kosovën për shkak të Albin Kurtit, sikur mendojnë shumë analistë, inatzi, sepse në kohën e kryetarit amerikan, Donald Trump, Kurti kishte mbështetur Bajdenin në ardhje dhe kjo nuk ka mbetur pa u shënuar diku, sado që mbështetja vinte nga inati për marrëveshjen e arritur, në Uashington nga Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e  Shtëpisë së Bardhë.

Albin Kurti mes socializmit të deklaruar dhe kapitalizmit mbizotërues, ka zgjedhur mesin e tij eklektik, socialist në formë, kapitalist në brendi….

Kauzat e Kurtit kanë devalvuar tanimë.

Pritet edhe fiaskoja më 14 nëntor, për të zbritur në tokë dhe për t’ u matur me hijen e diellit në mesditë, dhe jo në mbrëmje e në mëngjes.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …