24 vjet më parë, më 21 qershor të vitit 1999, Radio-Kosova e Lirë ka përmbyllur transmetimin në Malet e Berishës

RKL: Atyre që iu duket e keqe dhe e pamundshme jeta në Kosovë, nuk meritojnë të jetojnë në këtë Atdhe

Remitencat nuk janë zgjidhje e përhershme.

Remitencat janë zgjatje e agonisë dhe prodhim i përtacisë, parazitizmit, pse jo edhe i banditizmit dhe i izmave të tjera të liga.

Shteti që ekon0mikisht mbështetet në remitenca është shtet vasal, shtet i varur nga lëmosha e qytetarëve të punojnë jashtë shtetit, është shtet me paterica…

Kosova ka resurse të shumta  tokësore, nëntokësore, fusha, lumenj, male, miniera, thëngjill, minerale të ndryshme e çka jo…

Atyre që iu duket e keqe  dhe e pamundshme jeta në Kosovë, nuk meritojnë të jetojnë në atdheun tonë, për lirinë e të cilit është derdhur rrëke gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve.

Jugo-mediet në Kosovë përditë shkruajnë se si jeta këtu  është kaotike, nuk ka zhvillim, nuk ka punë, nuk ka perspektivë, me qëllim që të arsyetojnë ikjen e shqiptarëve nga Atdheu, duke u bërë vegël e qarqeve antishqiptarëve  me apo pa vetëdije, me apo pa pagesë, për shkrimet dhe fushatat e tyre, antikombëtare.

Kurrë nuk ka pasur as ka arsye për të ikur nga atdheu, as kur ai  ndodhet nën robëri, aq më pak pasi të çlirohet. Jemi dëshmitarë të qindra atdhetarëve që erdhën nga perëndimi dhe ranë për çlirimin e Kosovës, ashtu sikur dimë për mijëra të tjerë, që as erdhën gjatë luftës, as pas luftës, sepse për ta qëllimi primar dhe përfundimtar i jetës është kamja, luksi, jeta me punë pak e fitim shumë, trafiqet, droga, prostitucioni, krimi, vrasjet e përditshme, plaçkitjet, trafiqet,  degjenerimi, tjetërsimi, asimilimi, e dukuri të tjera.

Ka mjaft  mërgimtarë, të cilët janë shumë meritorë dhe kanë dhënë gjithçka për atdheun, por nuk kthehen dot, sepse tashmë kanë lëshuar  rrënjë me brezin e tretë në vend të huaj. Të tillët, edhe kanë arsye, sepse koha ndaj tyre është treguar e pamëshirshme, dhe nuk kanë kah t ia mbajnë. Koha nuk kthehet prapa.

Ata që po ikin sot, e dinë edhe vetë se kurrë në historinë e Kosovës nuk është jetuar më mirë sesa tani,  pasi, përveç ndonjë rasti tepër të rrallë, nuk ka familje që nuk e ka ndërtuar një shtëpi  të re, nëse ajo është djegur e shkatërruar gjatë luftës nga serbët. Nuk ka familje  që nuk ka një veturë, disa madje dy apo tri shtëpi e vetura. Të gjitha   rrugët janë  asfaltuar madje edhe nëpër lagjet e fshatrave. Kudo ka  shkollat e reja me pajisje të nivelit evropian, veshje e mbathje jo vetëm me bollëk, por që nuk ua zë shtëpia dhe  detyrohen t’ i hedhin në mbeturina. Nuk ka shtëpi as familje në Kosovë që nuk merr nga shteti  minimum 150 euro në muaj nga buxheti i Kosovës, por kjo robërve të deridjeshëm, që kanë jetuar me një kothere të bukës së misrit dhe pak qumësht  dhie, apo deleje,  iu duket pak, pasi duan të bëhen  të pasur brenda natës apo muajit, pa zgjedhur mjete, për të arritur qëllimin, madje edhe kur e dinë se do të fundosen. I shkojnë prapa njëri tjetrit si një dele që kërcen në hendek dhe të tjerat i vënë pas.

Disa filozofojnë dhe thonë se  çka do të bënte Kosova pa remitencat e atyre që punojnë në dhe të huaj dhe ndihmojnë familjarët e të afërmit.

Në një rast të tillë, nuk do të kishim kaq shumë parazitë sa kemi, por do të kishim punëtorë shumë më tepër, dhe do  të punohej toka e mbetur djerrinë, secila shtëpi do të prodhonte produkte për familjen dhe jo në fshat të blihet veza, qumështi kosi, yndyra, madje edhe frytet e perimet,  pastaj mishi  e produkte  të tjera ushqimore.

Remitencat nuk janë zgjidhje e përhershme.

Remitencat janë zgjatje e agonisë dhe prodhim i përtacisë, parazitizmit, pse jo edhe i banditizmit dhe i izmave të tjera të liga.

Shteti që ekon0mikisht mbështetet në remitenca është shtet vasal, shtet i varur nga të ardhurat vullnetare  të qytetarëve të punojnë jashtë shtetit. Një shtet i tillë  është shtet me paterica…

Kosova ka resurse të shumta  tokësore, nëntokësore, fusha, lumenj, male, miniera, thëngjill, minerale të ndryshme e çka jo.

Asnjë nga qeveritë e deritanishme nuk iu kanë drejtuar këtyre resurseve  për ta zhvilluar Kosovën, por i kanë blerë gjatë procesit njëzetvjeçar të privatizimit.

I kanë përvetësuar.

I kanë zhvatur.

I kanë blerë  lirë e i kanë shitur deri edhe njëqind fish më shtrenjtë.

Të gjithë pa dallim kanë gënjyer gjatë fushatave zgjedhore, kur kanë premtuar zhvillim të vendit, dhe, kur e kanë marrë pushtetin me gënjeshtra e mashtrime, janë sjellë me pasurinë e resurset e Kosovës, sikur të kishin qenë pasuri  e trashëguar nga familja, ose e falur nga ndokush.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …