RKL

RKL: Bisedimet në Bruksel manovër e kryetarëve Thaçi e Vuçiq, apo veprime serioze politike?

Bisedimet në Bruksel, në mes të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq duket se më tepër janë manovra politike  e të dy kryetarëve për të blerë kohë dhe për të qëndruar në pozitat e tyre pushtetare  sesa gatishmëri serioze për arritjen e një marrëveshjeje, mes Kosovës dhe Serbisë.

Realisht, asnjëherë deri sot  shqiptarët dhe serbët nuk kanë arritur një marrëveshje mes veti dhe kurrë nuk do të arrihet një e tillë për faktin se pala serbe vazhdimisht ka qenë superiore dhe imponuese në çdo përpjekje për bisedime duke qenë se sikur  në të kaluarën e ka pasur dhe e ka mbështetjen e Kremlinit por edhe të shumë shteteve evropiane.

Si mund të arrihet një marrëveshje, e paragjykuar nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi si marrëveshje historike, kur kryetari i Serbisë, Vuçiq  krejt hapur e thotë se në një marrëveshje të tillë, Serbia duhet të fitojë pjesë nga territori i Kosovës, duke shkelur sovranitetin, aktin e shpalljes së pavarësisë dhe të Kushtetutës së saj.

Një marrëveshje të tillë të “dhimbshme” për të dyja palët, realisht e ka kumtuar vetëm kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa Serbia, të paktën zyrtarisht asnjëherë nuk ka pranuar se do shkëmbejë Kosovën Lindore me  Veriun e vendit tonë.

Ky shkëmbim territoresh është i pranishëm vetëm në fjalorin politik të Thaçit, i cili fjalën “shkëmbim” e ka zëvendësuar me “korrigjim” kufiri, edhe pse në asnjë rast nuk ka premtuar se do të ndodh diçka e tillë. Ai e ka thënë sa e sa herë se atë propozim do ta paraqes në tryezën e bisedimeve, në Bruksel dhe ky propozim nga ana e tij ka marrë një përkrahje madje edhe të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Evropian që është edhe ndërmjetës në këto bisedime, madje ka marrë një mbështetje të heshtur e paksa të rezervuar edhe nga vetë Tirana zyrtare dhe shumë vende të botës.

Me këtë mbështetje, propozimi i Thaçit ka fituar seriozitet, por  gjithmonë duhet pasur parasysh faktin  se kemi të bëjmë me një propozim, dhe çdo palë në bisedime ka të drejtë t’ i shtrojë të gjitha kërkesat. Në bisedime të tilla palët zakonisht paraqesin kërkesa maksimaliste, për ta ulur më në fund pazarin deri në arritjen e një pajtimi, pastaj vjen deri te nënshkrimi i saj.

Deri tani asgjë nuk ka ndodhur përveç pajtimeve e mospajtimeve të palëve të kundërshtarëve politikë, të vetëquajturve analistë  që tëhollojnë e stërhollojnë dhe të autoriteteve ndërkombëtare, të cilët nuk kanë asnjë arsye të dalin kundër një marrëveshjeje, e cila do të pranohej e do të nënshkruhej nga të dyja palët. Por krejt kjo është shumë larg për të ndodhur dhe mendoj se një marrëveshje e tillë me Serbinë Kosova mund ta arrijë vetëm ashtu sikur e ka nënshkruar Pakon e Ahtisarit duke bërë kompromise  jo vetëm të dhembshme, por  në radhë të parë kompromise antikombëtare, sepse lufta ishte fituar me gjak dhe askush nuk ka pasur të drejtë të bëjë kompromise mbi gjakun e derdhur për çlirimin Kosovës nga regjimi okupator serb, për hir të askujt.

Ata që e kanë nënshkruar Pakon e Ahtisarit, ku Kosova historikisht, gjeografikisht e fetarisht konsiderohet si provincë serbe, ata mund ta nënshkruajnë çdo marrëveshje të arbitruar nga BE apo nga Amerika.

Në mënyrë të tillë është nënshkruar edhe marrëveshja e Rambujesë e marsit të vitit 1999, po ashtu me arbitrim ndërkombëtar është nënshkruar edhe Demilitarizimi i UÇK-së, në gusht të vitit 1999 dhe me një presion të tillë politikanët e Kosovës, të pozitës dhe të opozitës do të nënshkruaj një marrëveshje apo një pakt me Serbinë.

Çdo marrëveshje me dy palëve nënshkruhet atëherë kur pala më e fortë fiton më shumë dhe pala më e dobët ka për detyrë ta pranojnë se është inferiore, se nuk mund të imponojnë fuqi në vend të vullnetit dhe duhet të pajtohet me aq sa i japin. Kështu ka ndodhur edhe në Kosovë, në gusht të vitit 1945, kur komunistët  shqiptarë u deklaruan kundër rezolutës për Vetëvendosje të Konferencës së Bujanit, të fillim vitit 1944 dhe pranuan të mbesin nën sovranitetin e Serbisë. Të gjithë në Kosovë e dinë se  vendimet e asaj konference janë nënshkruar me presion, por klasa politike e cila nënshkroi në emër të shqiptarëve të Kosovës për të mbetur nën Serbi, i gëzoi sa e sa favore dhe  nuk un pendua kurrë, dhe kurrë nuk kërkoi falje publike për atë nënshkrim antikombëtar.

Diçka e tillë e ngjashme mund edhe të përsëritet, nëse për këtë pajtohen në ndonjë takim rasti, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Amerikës, Donald Trump.

Këtë lloj “arbitrimi” po e pret Serbia duke llogaritur në ndonjë Pazar të të mëdhenjve dhe pikërisht për këtë po i  bën të gjitha këto ekzibicione, duke paragjykuar sulme kundër Vuçiqit, kërcënime të bijës së saj, kërcënime të shqiptarëve për një aksion sikur Stuhia në Knin dhe profka të tilla, të cilat Serbia i kishte plasuar me sukses një vit para pezullimit të Autonomisë  së Kosovës. Pretekstet dhe çoroditejet e tilla serbe janë “çorbë” e preferuar e të gjithë politikanëve në Serbi dhe këto mënyra të veprimeve  kanë qenë dhe janë të pranishme në praktikën e tyre historike, duke e paraqitur veten vazhdimisht si viktimë.

Edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi po vepron sipas tekeve të tij, gati i vetëm kundër të gjithëve, por shumë i bindur se të jesh kundër të gjithëve kur ke përkrahje ndërkombëtare është krejt “oky”.  Po ashtu ai, po e thotë hapur dhe zëshëm se është fjala për  propozime dhe në postin në të cilin ndodhet, ka të drejtë të propozojë bashkimin e tri komunave të Kosovës Lindore me ëmën. Thaçi nuk po e thotë decidivisht  se kjo do të ndodh, por e thotë se do të bëjnë një propozim të tillë, madje për ta sforcuar edhe më fortë ekzibicionin e tillë, po ashtu thotë se nuk do të bëhet fare “Pazar” me veriun e Kosovës. Mungesa e seriozitetit të tillë gjithsesi se ka për bazë propozimin tij, i cili si i tillë mund të mos merret fare para sysh dhe atëherë ai do të lajë duart duke kumtuar se ishte fjala vetëm për një propozim. Më duket se në rastin e propozimeve të Thaçit kanë në rënë në kurthin e ngritur e tij shumë nga ata që dërdëllisin sipas asaj fjalës së urtë, ti më tregon fërkemin  e lepurit  unë po të them, ja ku është lepuri!

Pavarësisht se janë apo nuk janë manovra, veprimet e Thaçit dhe të Vuçiqit, e vërteta është se veprimet e tyre, kumtesat, prononcimet, deklaratat nuk janë serioze dhe nuk janë veprime të politikanëve të rryer e të pjekur, por janë veprime të dy kundërshtarëve politikë, të cilët taktizojnë me qëllim për të ruajtur pozitat e veta dhe mundësisht për të përfituar mbi kurriz të njëri tjetrit.

Pretendimet e një pjese të opozitës dhe analistëve se Thaçi e Vuçiqi kanë marrëveshje të fshehta, se të dy i kanë raportet e mira se bisedojnë tinëz, se ata janë marrë vesh paraprakisht sesi do të përfundojnë marrëveshja, janë pretendime të pabaza dhe ndoshta derivojnë pikërisht nga mungesa e seriozitetit të dy kryetarëve, të cilën e dinë fare mirë se vendimi definitiv do të merret në Bruksel, me aprovimin e Trumpit dhe të Putinit. Andaj deri atëherë është koha për fjalë, deklarata, propozime, rrahje gjoksesh, paraqitje publike e të tjera.

Fati i Kosovës kësaj radhe do të vuloset në Bruksel, ashtu sikur ishte vulosur dikur fati i kombit e i Atdheut në Konferencën e Londrës, të Versajës, të Jaltës e më në fund edhe në Rambuje. Është fat historik yni që serbët e Milosheviqit nuk e kishin nënshkruar Rambujenë dhe kjo çoi  deri te bombardimi i Serbisë nga Amerika e Anglia në kuadër të Aleancës  Veriatlantetike. Ka mbetur të shohim e të bindemi se si do të veprojë më në fund Beogradi zyrtar, i cili, sipas mendimit tim nuk është në pozitë të nënshkruajë sipas stilit të njohur serb, më jep sa të duash  ( daj sto dash). Serbia synon të kthehet sërish në Kosovë, duke pritur që Rusia  po bëhet forca më e madhe ushtarake e botës. Serbia pret të ndodh edhe njëherë viti 1912, edhe pse tani jemi në vitin 2018.  Një popull i ushqyer me mite e legjenda, me gënjeshtra e mashtrime, me dhunë e plaçkitje, me krime e masakra kundër të gjithë fqinjëve nuk mund të nxjerrë nga gjiri i vetë një politikan të matur dhe të përgjegjshëm, sepse Serbia nuk prodhon burrështetas të tillë. Ajo zihet në vorbullën e vet të nacionalizmit, në vorbullën mesjetar kishtare, në inkuizicionin e pashpallur lindor, i cili ka mbizotëruar dhe ka qenë pjesë e të gjitha krimeve kundër jo serbëve,  deri në kohën tonë, duke lënë anash vitet e sundimit komunist.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …