RKL: Intervistë me zëvendës-ministrin e MEM-it, z. Blerim Rexha

RKL përshëndetje i nderuari zëvendës-ministër nga Radio-Kosova e lirë

Blerim Rexha: Ju lutem, shumë besoj se radio Kosova e Lirë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e mirëseardhur në Ministrinë tonë e do të jetë kështu edhe më tutje.

RKL: Cilat janë përparësitë e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe në cilat ju do të fokusoheni më shumë gjatë viti 2009?

Blerim Rexha; Viti 2008 ka qenë një vit i sfidave të mëdha, ndërkaq viti 2009 do të jetë viti i MEM-it. Këtë e them duke pasur parasysh projektet të cilat i kemi radhitur tash për vitin 2009, duke filluar prej realizimit të hidrocentraleve të vogla të gjeneratorëve nga era, hidrocentralëve të Zhurit , privatizimit të pjesës së distribucionit të KEK-ut, dhe giga e mega projektit ne rajon Kosovën e Re.

RKL: Sektori i energjisë është njëri ndër sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sa do të angazhohet MEM-i, në këtë sektor sidomos në zgjidhjen e problemeve, prodhimin e energjisë dhe furnizimin stabil me energji elektrike dhe pa reduktime.

Blerim Rexha: Ne jemi të vetëdijshëm mbi të gjitha për atë që kemi premtuar në fushatën parazgjedhore, jemi të vetëdijshëm se energjia elektrike është shqetësimi kryesor i qytetarëve tanë për jetë normale edhe për zhvillimin ekonomike të vendit. Kemi marrë disa masa së bashku me aktorët e energjisë sidomos me KEK-un dhe KOS-in, që t’i kemi përgatitjet e duhura, që ky vit të jetë më mirë se viti 2008 dhe me plot përgjegjësi edhe me numra edhe me fakte e them se viti 2008 ka qenë më i mirë se viti 2007.

RKL: Sipas jush cilat janë problemet më të theksuara në energji dhe si planifikoni ta tejkaloni këtë gjendje?

Blerim Rexha: Thënë shumë shkurt dhe troç problemi kryesor i sistemit elektro-energjetik i Kosovës janë humbjet komerciale apo vjedhjet. Ne kemi bërë një presion pozitiv te KEK-u ashtu që të bëjë një plan të detajizuar të punës, se si humbjet teknike dhe komerciale në përgjithësi të zvogëlohen gjatë vitit 2009. Ne kemi pasur një zvogëlim dukshëm të vogël humbje përgjithësi për vitin 2008, kemi pasur rritje të inkasimit, kemi pasur një rritje të furnizimit me energji elektrike, mirëpo problemi, kanceri i energjetikës së Kosovës mbesin humbjet, humbjet teknike që janë pjesë e paevitueshme edhe e vendeve të rajonit kanë një vlerë më të vogël se në Kosovë për shkak të pajisjeve të reja që i kanë. Energjia elektrike kur kalon në një tel është një veti fizike, kemi nxemje si pasojë kemi humbje të saj, mirëpo vjedhjet apo humbjet komerciale duhet të zvogëlohen sepse këtë e paguajnë të gjithë konsumatorët e mbi të gjitha e paguajnë konsumatorët e sinqertë dhe të ndërgjegjshëm, të cilët i paguajnë faturat e energjisë elektrike.

RKL: KEK-u gati dhjetë vite pas luftës ende nuk ka arritur të furnizoj konsumin 24 orë me energji elektrike por gjithnjë po zbatohet plani A B C dhe reduktimet, a do të ketë vit angazhim Ministria e juaj të rregullojë gjendjen e prodhimit në KEK edhe pse dihet se kapaciteti prodhues nuk mund t’i përmbush nevojat e konsumit.

Blerim Rexha: Ministria jonë angazhohet që të kemi energji 24 me 0. Ne bëjmë presione pozitive, koordinimet e të tjera me Koorporatën energjetike të Kosovës, me menaxhmentin e KEK-ut, në mënyrë që të kemi furnizim më cilësor me energji elektrike. Po qe se humbjet në përgjithësi edhe humbjet komerciale apo vjedhjet në veçanti të zvogëloheshin, unë besoj se ne me këto kapacitete ekzistuese mund t’i afrohemi në realizimin e projektit tonë për të pasur energji elektrike 24 me 0.

RKL: A do të ndërtohet një bllok i Termocentralit Kosova B apo do të vazhdoj projekti i madh Kosova e Re me 2100 Mega Vat?

Blerim Rexha: Ne kemi thënë edhe në politikat afat-shkurtëra dhe afatmesme që do të vazhdojë projekti i Termocentralit Kosova e Re, kapaciteti përfundimtar do të jetë shumë shpejt tashti kur do të bëhet edhe lansimi termave të referencës, në përgjithësi. Për projektin Kosova e Re kompetente është ministrja meqenëse ajo është krye udhëheqëse e komitetit drejtues e projektit Kosova e Re dhe ky është nga projekti i cili padyshim Kosovë do ta bënë faktor energjetik në rajon.

RKL: Folët për Hidrocentralin e Zhurit, çka mund të thoni më shumë për këtë projekt?

Blerim Rexha: Hidrocentralit i Zhurit do të jetë një balansues i mirë për kohën PIK-ut, që Kosova ka më së shumti nevojë për energji edhe pse ne prodhojmë një energji të themi konstante për kohën e PIK-ut, dhe ne këtë energji, ose duhet ta marrim nga jashtë ose nga burimet tona vetanake. Në këtë rast Hidrocentralit i Zhurit do ta kishte mbuluar këtë kërkesë të PIK-ut. Është parashikuar që procedurat për shprehjen e interesit të fillojnë shumë shpejt., Banka Botërore është duke përmbyllur projektin e rishikimit të studimit të sensibilitetit. ky Hidrocentral do të ketë një kapacitet rreth 300 Mega Vat, me 400 Giga Vat orë në vit, pra nuk do të punoj 24 orë vetëm në kohën e PIK-ut, dhe gjithsesi do ta eliminojë kohën e shtrenjtë të importimit të energjisë elektrike. Hidrocentrali i Zhurit do të jetë një projekt privat jo shtetëror në sektorin e energjisë pra ne presim investitorët e interesuar që të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në ndërtimin e këtij Hidrocentrali.

RKL: Çfarë mund të na thoni për vendimin e Qeverisë në bashkëpunim me MEM-in për shkyçjen dhe rikyçjen e energjisë elektrike?

Blerim Rexha: Them se ky është një proces që nuk ka përfunduar në vitin 2008 e nuk do të përfundojë as në vitin 2009 dhe do të vazhdoj tutje, se konsumatorët të cilët nuk e paguajnë energjinë elektrike, KEK-u ka filluar shkyçjen e tyre dhe do ta vazhdojë ta zbatojë këtë formë krejt derisa konsumatorët nuk e paguajnë energjinë elektrike.

RKL: A do të ketë edhe këtë vit investime në KEK dhe cilat do të janë ato?

Blerim Rexha: Me dëshirën e madhe të Qeverisë që të investojë në KEK, që KEK-u të jetë një kompani financiarisht e qëndrueshme edhe këtë vit do të ketë investime. Ky do të jetë viti i fundit ku qeveria do të financojë në KEK. Janë paraparë investime të mëdha mbi 100 milion euro për hapjen e minierës së Sibovcit.

RKL: A mendoni se i keni tejkaluar problemet me udhëheqjen KEK-ut?

Blerim Rexha: Qeveria ka përzgjedhur anëtaret e bordit të KEK-ut, dhe shpresojmë se së shpejti do të takohemi dhe do të formalizohet vendimi për bordin e KEK-ut, dhe së bashku me bordin e ri do të shpallin pastaj edhe procedurat për drejtorin menagjues dhe anëtaret tjetë të stafit ekzekutiv te KEK-ut, në pajtim me ligjin për ndërrmarrjet publike.

RKL: Është thënë se KEK-u do të privatizohet, cilat pjesë të kësaj Korporate do të privatizohen?

Blerim Rexha: Qeveria Kosovës me datë 8 tetor 2008 ka marrë vendim për privatizimin e distribucionit dhe furnizimit në KEK, pra shpërndarjes dhe furnizimin në korporatën energjetike të Kosovës në këto dy divizione dhe këto divizione do të privatizohen, ne shpresojmë se Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka formuar zyrën për privatizim në KEK, dhe do të shpallet konkursi për këshilltarët e transaksionit dhe në pajtim me të , unë besoj se kjo procedurë sipas planit tonë do të përmbyllet gjatë vitit 2009.

RKL: Sa do ta lehtësoj privatizimi punën e Korporatës?

Blerim Rexha: Më lejoni të them se kemi pasur shumë diskutime se a duhet të ketë privatizim, a duhet të privatizohet KEK-u apo jo. Qëllimi i privatizimit është sigurimi stabil me energji elektrike me furnizim të qytetarëve të Kosovës, jo pse këtë e kanë bërë shtete e rajonit, jo për shkak te BE-së. Këtë e bëjmë meqë jemi të bindur se është në të mirën e qytetarëve të Kosovës të cilët duhet të kenë furnizim stabil me energji elektrike.

RKL: Si paraqitet gjendja e tanishme në sektorin privat dhe a do të privatizohen ato?

Blerim Rexha: Ne në vitin 2008 e kemi filluar procedurën për rishikimin e ligjit të Minierave, kemi filluar përgatitjet dhe kemi bërë draftin për energjinë dhe minierat. Presim që këto ditë ligjin për miniera ta dërgojmë në Qeveri dhe aty janë paraparë disa ndërrime të kompetencave. Pasi që kjo çështje të kalojë në Parlament besoj që do të veprojmë konform ligjit.

RKL: Cila do të ishte porosia për qytetarët tanë?

Blerim Rexha : Meqenëse Ministria jonë identifikohet ende me KEK-u, unë i lus të gjithë qytetarët të jenë më të kujdesshëm në harxhimin e energjisë elektrike, të jenë të vetëdijshëm në koston e saj për të prodhuar, të jenë më kursimtarë dhe mbi të gjitha të paguajnë energjinë, të ciklën e harxhojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …