RKL

RKL: Kryetari, Hashim Thaçi, ka zënë e po dridhet, por edhe po kthjellet

Kontradiktat e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, sidomos me çështjen e Gjykatës Speciale, nuk janë thjesht të natyrës së tij të papërmbajtur, herë shpërthyese e sulmuese, e herë tërheqje deri në ngecje. Ato, në masë të madhe janë kontradikta që dalin jashtë mundësive të veprimeve dhe qëndrimeve të tij, sepse të gjithë ata që mendojnë esëll e kanë ditur dhe e dinë fare  mirë se politikanët e Kosovës, as e kanë pasur as do ta kenë fuqinë dhe guximin për të vendosur vetë, pa “partnerët”, të cilët denbabaden i kemi nderuar e respektuar nga gjysh e stërgjysh, nga shekulli në shekull, deri në ditët tona, jo vetëm sepse në shumicë kemi qenë dhe jemi pjesëtarë të pacifizmit shekullor të tipit të “shqiptarit lindor” me mendësi, perëndimor me përcaktim verbal, por sepse të ndarë në gjashtë shtete e të përçarë në njëqind e më shumë parti nuk bëjmë dot një faktor unik, për ta marrë mbi supe fatin e kombit e Atdheut. Hashim Thaçi nuk përbën ndonjë përjashtim të veçantë nga ky përkufizim i vrazhdë por tejet realist.

Të gjithëve na kujtohet koha kur në dhjetor të vitit 2010, Dik Marti, ( po thonë se ka prejardhje serbe, dhe është një  Dodik Martinoviq, dhe se nga Qeveria e Serbisë ka marrë 6 milionë euro për prezantimin e atij raporti) publikoi në Këshillin e Evropës raportin për krimet e luftës së UÇK-së, me theks në sikur thuhet: “trafikun me organe të serbëve gjatë luftës”, Hashim Thaçi pati reaguar shumë ashpër, madje kishte paralajmëruar se do t’ i publikonte edhe emrat e dëshmitarëve të mbrojtur, duke apostrofuar atë më kryesorin, që ka mbajtur dhe mbanë lidhje me të gjitha shërbimet e huaja të spiunazhit në Kosovë dhe që është nismëtari, jo vetëm i këtyre maskarallëqeve. Mirëpo Thaçi, nuk e mbajti premtimin, ndoshta për shkaqe që nënkuptohen, ndoshta nga një presion i fuqishëm i ndërkombëtarëve, ndoshta nga ndonjë motiv tjetër.  Po ashtu të gjithëve iu kujtohet se Thaçi vazhdimisht ka mohuar se UÇK-ja ka kryer krime lufte dhe asnjëherë nuk ka  thënë se Gjykata Speciale do ta pastrojë atë, sikur thonë krerët e pacifizmit.

Deri në vitin e fundit, kur tashmë po shihet qartë se Gjykata raciste antishqiptare do të fillojë “ndjekjen e shtrigave”, ashtu si dikur gjykatat e inkuizicionit, Thaçi ka filluar ta ashpërsojë retorikën e tij, madje duke treguar për herë të parë, publikisht, se për gjykatën ka bërë një “Pazar”, për mendim të tij në dobi të Kosovës, të cilin ndërkombëtarët nuk e kanë respektuar. Kohëve të fundit, Hashim Thaçi  e ka thënë hapur se:  “Nuk ka gjykatë që mund ta fyejë luftën për çlirimin dhe pavarësinë Kosovës. Themelimi i Gjykatës sipas tij para së gjithash ka qenë detyrim ndërkombëtar dhe e dyta zotimi i Bashkësisë Ndërkombëtare se me këtë lëvizje Kosova lëvizë drejt themelimit të ushtrisë më shpejt, lëvizë më shpejt drejt liberalizimit të vizave, anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL  dhe aplikimi në Këshillin e Evropës”. Ne e themeluam gjykatën dhe nga ai zotim për mbështetje të fuqishme, asnjë nuk ndodhën. Ai ka thënë se le të dënohen ata që kanë kryer krime, jo një popullatë, organizatë, apo një luftë. Po thuhet se kjo është çështje individësh, por pse nuk ishte për Kroacinë, Bosnjën?”. Tani Thaçi, zbulon publikisht se Gjykata ka për qëllim ta dënojë një popull, dhe jo vetëm ata, që bashkësia ndërkombëtare i ka apostrofuar dhe paragjykuar si “kriminelë”. Tani iu ka kujtuar se Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka krijuar një gjykatë të tillë për Bosnjën e Kroacinë, natyrisht as për Serbinë.

I bindur se është mashtruar rëndë me premtimet e ndërkombëtarëve, (të cilët nuk i ka specifikuar me emër e mbiemër asnjëherë deri tani, edhe pse ata mund të identifikohen lehtë) kryetari Hashim Thaçi së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj, kryekuvendarin, Veseli  por edhe politikanë të tjerë me prejardhje nga lufta e UÇK-së, kanë luajtur edhe kartën e fundit, me qëllim që të provohet mundësia e zhbërjes së Gjykatës, apo e zgjerimit të saj në pikëpamje etnike, me kërkesë që të dënohen edhe serbët, apo me kërkesë që selia e saj të vendoset, në Kosovë.

Mu për këtë qëllim, duket se ata kanë aktivizuar krerët e shoqatave të luftës, të cilët nënshkruan një peticion me 16.000 nënshkrime  drejtuar Kuvendit me kërkesë për të diskutuar e pastaj për të votuar për zhbërjen e kësaj gjykate, raciste, antishqiptare.

Duke folur për këtë nismë të krerëve të institucioneve, të cilën e kanë dënuar ashpër ambasadorët e vendeve të Quintit, pastaj LDK-ja, OJQ-të mercenare, dëshmitarët e mbrojtur dhe pa identitet publik, jugo-gazetarët shkrues e shqip-folës e të tjerë,   kryetari, Hashim Thaçi ka deklaruar  se çdo iniciativë, sikur ajo e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës  të kalonte të gjitha procedurat dhe të votohej në kuvend, ai nuk do ta bllokonte. Roli i presidentit është respektimi i Kushtetutës. Jo vetëm iniciativa të tilla, por secila që kalon procedurat në Kuvend dhe vjen në zyrën time, atëherë natyrisht, vendimi i Kuvendit është obligativ. Thaçi ka theksuar se iniciativat e deputetëve duhet të konsiderohen ligjore. Asnjë nga ata veteranë  që e kanë nënshkruar ose nuk e kanë nënshkruar peticionin  nuk mund të etiketohen. Nuk ka iniciativë që nuk menaxhohet, ka saktësuar kryetari Thaçi me këtë rast. Po kështu ai ka shtuar se “nuk ka gjykatë që mund ta fyejë luftën për çlirimin dhe pavarësinë Kosovës.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, duke folur për nismën e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhbërjen e Gjykatës Speciale, ka thënë se iniciativës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale duhet t’i jepet një epilog, në Kuvend. Kjo iniciativë është legjitime dhe Qeveria do ta respektojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi për këtë çështje. Haradinaj ka pranuar se shfuqizimi i Ligjit për Specialen mund t’i sjellë pasoja Kosovës. Ai ka bërë me dije se AAK-ja ka votuar kundër kur është themeluar Gjykata Speciale dhe vazhdon të jetë kundër saj edhe sot. Ai ka theksuar se është në interes të vendit  që selia e Speciales të jetë në Kosovë.

Pa dyshim se këto qëndrime i mbështet fuqishëm edhe kryekuvendari, Kadri Veseli, të cilit vazhdimisht i mungon koha, për të marrë vendime në një moment të caktuar dhe  pikërisht për këtë edhe i dha pushim dimëror Kuvendit.

Këto qëndrime të krerëve më të lartë të Shtetit të Kosovës kanë mobilizuar, dëshmitarët e mbrojtur të Gjykatës Speciale, LDK-së, krahun e saj anti UÇK, jugo-gazetarët dhe OJQ-të mercenare, të cilët janë bashkuar duke mbështetur fuqishëm Gjykatën Speciale kundër UÇK-së dhe kundër të gjithë veteranëve, invalidëve dhe vlerave të luftës së UÇK-së.Me qëllim për ta parandaluar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, OJQ-të dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë bërë bashkë në një takim, për t’i vazhduar aktivitetet operative.  Në takim kanë qenë të pranishëm, Lulzim Peci, Adriatik Kelmendi, Berat Buzhala, Imer Mushkolaj dhe anëtarë tjerë. Kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës në takim kanë marrë pjesë Avdullah Hoti, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala si dhe Ilir Deda. Këta emra e mbiemra, e të tjerë si këta ne qëndrimet e tyre kundër luftës së UÇK-së do të përpiqen që ta parandalojnë nismën me nënshkrimet e 16.000 veteranëve, të cilët kanë kërkuar nga Kuvendi të shfuqizojë Gjykatën Speciale, sepse ajo është e njëanshme dhe raciste. Mbetjet e ish regjimeve okupatore në Kosovë, ashtu sikur edhe deri tani,  do ta shfrytëzojnë rastin për ta kundërshtuar fuqishëm shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ata i kanë mbështetur shpresat e tyre  si dukur në Beograd e në Serbi, tani në Bruksel e në BE, sepse ende nuk janë kthjellur nga mendësia e tyre e verbër, gjithnjë e neveritshme, gjithnjë  pacifiste.

Këndellja e kryetarit, Hashim Thaçit, duket se do të jetë e vonuar, sepse ka humbur kredibilitetin te ndërkombëtarët. Pavarësisht kësaj, veteranët do ta mbështesin, meqë  është në interes të tyre, ndërsa ndërkombëtarët do ta ndëshkojnë edhe më keq, sepse ata e kanë dashur vetëm Thaçin e thyer e të lakuar, Thaçin me  “lepe peqe”, ashtu sikur u kërkojnë të gjithë zyrtarëve tanë të jenë të dëgjueshëm e të bindur, të jenë kurdoherë “okej”. Ata  mbase edhe do të mjaftohen me shtrydhjen që i kanë bërë deri tani dhe shumë shpejt do të heqin dorë prej tij, pavarësisht se çka do të ndodh me Gjykatën Speciale, e cila kurrsesi nuk do të korr sukses, sepse janë vetë luftëtarët e lirisë, të cilët nuk do të pajtohen me këtë zezonë, nuk do t’ i përgjigjen asaj, madje ata mund edhe të rezistojnë, ashtu sikur i kanë rezistuar gjykatave të regjimit serb të Milosheviqit dhe  të gjitha gjykatave të tjerave  para tij.

 

Gjykata Speciale është hakmarrje fetare  e disa qarqeve të krishtera të Evropës, të cilët shqiptarët e Kosovës i konsiderojnë terroristë- fondamentalistë, ( dhe në këtë drejtim politika zyrtare e vendit tonë, jo vetëm njëherë u ka dhënë shkase, madje duke e paraqitur Kosovën si tokë të pëlleshme të ISIS-it) pavarësisht përcaktimit të tyre evropian, pavarësisht se ata me zemër e duan BE-në, pavarësisht se shumë prej tyre  e urrejnë islamin, jo vetëm për hir të Evropës. Këtë nuk e ka kuptuar as do ta kuptojë Evropa, sepse ajo kërkon më shumë, kërkon vepra e jo fjalë. Për 300 shqiptarë sa kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe në Irak, ajo i demonizon dy milionë shqiptarë. Kjo shpjegon më së miri logjikën e tyre të ftohë të injorimit, urrejtjes e hakmarrjes kundër tyre, për shkak të konvertimit fetar.

Shtetet e Evropës, përveç Anglisë, qysh prej vitit 1912, asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk i kanë ndryshuar bindjet kundër shqiptarëve, të cilët për shkak të përkatësisë së tyre fetare i konsiderojnë si mbetje aziatike, ashtu sikur na konsideron Serbia dhe shtetet sllave përgjithësisht.

Por ana tjetër e kësaj medaljeje, ajo e ballinës,  është realiteti historik, faktik, etnik, gjeografik, është ligji i natyrës, që specifikon e vërteton se  në Ballkan jetojnë rreth 7 milionë shqiptarë, ku edhe kanë jetuar denbabaden, të cilët nuk i ka zhbërë dot Evropa as Azia dhe nuk do të gjendet forcë në botë që do t’i zhbëjë, pavarësisht  kërcënimeve e projekteve nga Kremlini i Brukseli, pavarësisht se brenda nesh ka tradhtarë e trutharë që lavdërojnë e mbështesin marrëzinë e anti-shqiptarinë  si Ilir Meta, që priftin  satana grek e shpall shenjt, apo si ballabanët e esattoptanët e së kaluarës.

Shqiptarët sot janë më të fortë se kurrë, edhe pse të degdisur e të katandisur. Nëse rrezikohet qenia e tyre, ata do të kundërpërgjigjen, meqë nuk janë të gatshëm të rikonvertohen, nuk janë të gatshëm të jetojnë përgjithmonë nën Serbinë e nën Greqinë as nën diktatin e Brukselit e të Kremlinit, për hir të partnerëve, për hir të interesave të tyre mbi kurrizin tonë.

Një ditë, e ndoshta shumë frik, sërish do të shtrohet dilema hamletiane, në mos është shtruar. Ne, atë dilemë e kemi sqaruar me kohë dhe nuk i druhemi, sepse nuk kemi nga të ia mbajmë, sepse kujtojmë sesi e kishte zbërthyer dilemë hamletiane, legjendari, Adem Jashari…  Këtë e ka ditur dhe e di mjaft mirë edhe Hashim Thaçi, bashkëluftëtari i tij i orëve të para.

Kontrolloni gjithashtu

Prej nga po ushtrohen presionet mbi hetuesit e korrupsionit në Policinë e Kosovës

Largimi i Shemsi Hazirit, drejtuesit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës, ka …