leoni

Lasgush Poradeci (1899 - 1987), poet, shkrimtar dhe përkthyes i talentuar

RKL: Lasgush Poradeci, nga viti 1944 deri në vitin 1987 jetoi kohën politike, socializmin dhe triumfin e Realizmit Socialist

Është folur e përfolur se Lasgush Poradeci gjatë kohës së socializmit në Shqipëri, ka qenë i përndjekur, madje edhe i keq trajtuar dhe shumë nga  veprat e tij nuk janë publikuar. Shpërndarësit e territ, bijtë e bijat e bashkëpunëtorëve të fashizmit, të cilët po bëjnë përpjekje ta arsyetojnë gjoja represionin masiv të ish- regjimit kundër krijuesve, nuk lënë gjë të ligë pa shpifur me qëllim që periudha më e ndritshme e më e dinjitetshme e Shqipërisë, mundësisht të varroset, dhe të hiqet krejtësisht nga historia, duke pretenduar ta rehabilitorjnë kolaboracionizmin në shkallë kombëtare si modernizëm, si partneritet, mirëkuptim. Me këtë mendësi kolaboracioniste është vendosur në Tiranë shtatorja e  krye-kolaboracionistit shqiptar, të të gjitha kohëve, Ahmet Zogu.

 

Se ishte apo nuk ishte i përndjekur, porti i madh kombëtar, Lasgush Poradeci, po publikojmë një pjesë të  një shkrim të faktuar të botuar në (Nga OraNews:  11 Nëntor 2017, 19:46)

Nga 1939 deri 1944 Lasgushi botoi cikle poezish, pati një kompleks të motërzimeve , të varianteve, të rishkrimeve, të ribotimeve të poezisë të dikurshme, por me shtesa të reja vargjesh, por jo të rikonceptimeve të mëdha poetike.

Pse ka ndodhur kështu?

A kemi një lloj ” muzgu të bardhë” të Poetit?

Pse një fazë e mëvonshme nuk e arrin më shkëlqimin e një faze të mëparshme?

Kemi të bëjmë me një nga enigmat e poetëve të mëdhenj botërorë. Edhe Bodleri  mbas botimit të librit të tij, shkroi dhe bëri plotësime, deri sa vdiq, por nuk është se pati përveç premierës së parë poetike edhe një premierë të dytë, po aq të bujshme.

Edhe poetë të tjerë e kanë shpërthyer tërë karburantin e tyre shpirtëror për të krijuar gjithçka, paçarë kokën, pa u interesuar më për t’u përsëdytur.

Kështu ka ndodhur me Lasgushin.

Dhe në të vërtetë, në të gjitha kuptimet e mundshme, në të gjitha arsyetimet e infinitshme Lasgushi nuk kish fare nevojë të përsëdytej.

Ai ngjan me përgjigjen që Jahovai i tha Moisiut të madh kur e pyeti Zotin se kush qe, “Unë jam ai që jam”.

Nuk duhet as të na pikëllojë kjo gjë as të hamendësojnë arsyetime politiko-fobike, jashtë letrare.

Nga viti 1944 deri në vitin 1987 Lasgushi jetoi kohën politike, socializmin, dhe të një triumfi të bujshëm dhe propagandistik të Realizmit Socialist, madje me struktura hierarkike tepër të ngulitura.

E kam thënë në këtë libër, se kohërat politike, të otomanizmit, të Pavarësisë, të Mbretërisë, të nazi-fashizmit dhe komunizmit nuk ishin kohërat adekuate në kuptimin doktrinor ideologjik, por dhe nga pikëpamja ekonomike sociale, kohërat e vërteta të Lasgushit.

Ai kish zgjedhur që në fillim vetëm një kohë: Kohën Poetike, ku ai kish hyrë dhe nuk mund të dilte dot më jashtë saj.

Padyshim që Lasgushi nuk e ka kuptuar dhe honepsur letërsinë e realizmit socialist, pavarësisht arritjeve të saj të pamohueshme.

Estetikisht ai qëndronte më lart, si krijuesi i një sistemi të mëvetshëm, ai qe më origjinal, më universal dhe gjithashtu  shumë shqiptar.

Një shkrim i botuar në gazetën “Drita” entuziast, por dhe tejet dashamirës, ku thuhej, se socializmi i kishte përtërirë forcat dhe rinuar tërësisht shpirtin  edhe një poet klasik si Lasgush Poradeci, qe më tepër një shprehje e ngrohtë nderimi për figurën e Poetit, por në të vërtetë realiteti në këtë pikë qe i papërputhshëm dhe jo identik.

Po Lasgushi e njihte frymën e kohës politike.

Kur botoi tek  “Dita “ poemën për  Heroin e Popullit, Muharrem Çollaku, që e shkroi në  1974 ,vargjet e fundit të poemës:

Lum, bre Muharrem luani,

Dif me zemër e shpirt vigani.

Gjak të rridhte jatagani

Së preri koka Gjermani.

Kryeredaktori i “Dritës” ja  hoqi me të padrejtë këto vargje.

Lasgushi u rebelua dhe reagoi plot  zemërim. Kam qenë i pranishëm kur erdhi në redaksi dhe  pyeti pse i janë hequr vargjet, i thanë se heroi nuk luftonte me jatagan.”Po poezia ka logjikës e saj,  tha Lasgushi. Pse kënga thotë dhe ju e pranoni se “Enver Hoxha e mprehu shpatën,dhe njëherë per situatën”.

Toni i Lasgushit qe plot ironi dhe sinqeritet.

Vetëm ai fliste kështu.

***

Ndërkohë nuk është parë seriozisht një analizë shkencore dhe e thelluar e koleksionit të përkthimeve të tij cilësore.

***

Poemat për Antifashizmin Shqiptar janë autentike tek ai siç janë dhe rapsoditë me frymë popullore për  28 Nëntorin e vitit 1912, kurse  dy poemat që duket se e përjashtojnë cakun e vitit 1938 si një lloj piramide  hapësirore dhe kohore ,në botën e krijimit Lasgushian, poema për Sokratin dhe për Kamadevën, janë me rrënjë të thella që para vitit 1938.

Por klasifikimet janë më teper kllapa të lëvizëshme.Konvencionaliteti i tyre ka një  farë roli kompozicional, si në rregullat artificiale të trafikut.

Lasgushi është demiurgu dhe shpikësi i paimitueshëm dot i një poetike dhe lirike të re në letrat shqipe.

Ai e arriti atë që nuk e arrijnë të tjerët

.Është e pamundur takapërcejnë  këtë shkëlqim.

Ai është dhe  liriku i një metafizike universale.

Ai ka shkruar:

Nër shteg bashkimi,që ti s’di se si,

Bashkohesh brënda në përjashtësi,

Bashkohesh jasha në përbrëndësi,

Bashkohesh tretesh në përjetësi.

Por metafizika Lasgushiane  nuk është e shkëputuar nga jeta e gjallë. Në tetor  të vitit 1938 në një librari të Tiranës u bë një bisedë “ad hoc” e Lagushit me një prift jezuit, studiues, te njohur të quajtur Cordigniano, që e kishte mohuar eposin  naimian “Historia e Skënderbeut” në një pikë , se kishte dicka banale, se aty thuhet se Skëndërbeu bije dhe bën dashuri.Lasgushi i flet Cordingianos për dashurinë si nevojë e jetës dhe i thotë kritikut jezuit thënien e Krishtit “Shumëzohuni!”.

Porosia ungjillore është jetë e ripërtëritur,që nuk e mohon mistika.

Lasgushi është Poet i jetës!

(Nga OraNews: Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2017, 19:46)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Isa Ferizaj: I ENVER HOXHËS, MË I MADHI OBELISK – SHQIPTARIA (poemë)

Kohërat enden si të marra, kohërat pa maja; Po lind dielli krejt terruar, mbretëron hataja! …