Brickos

RKL: Servilët dhe puthadorët frikësohen ta mbështesin deklaratën kombëtare të Edi Ramës

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike, nëse Bashkimi Evropian vonon procesin e anëtarësimit të dy vendeve në BE, shkaktoi zemëratë të fortë në Beograd dhe në Bruksel, ndërsa preku ndërgjegjen e fjetur të të gjithë politikanëve shqiptarë, të cilët u gjeten të papërgatitur për t’ u ballafaquar me këtë deklaratë të guximshme në mbrojtje të interesit kombëtar të shqiptarëve. Qarqet antishqiptare u mobilizuan për ta paraqitur Ramën si nacionalist të rrezikshëm, puthadorët e Brukselit nga Prishtina u munduan ta zbusin deklaratën e kryeministrit Rama, kundërshtarët e tij dhe apatridët e sulmuan, duke e etiketuar si deklaratë nacionaliste me qëllim për fitimi në zgjedhje, ndërsa si zakonisht pati edhe komente të ulëta dhe të pështirosura. Po ashtu, disa analistë në Shqipëri dhe në Kosovë mbështeten deklaratën e z. Rama. Në mbrojtje indirekte të kryeministrit Rama dhe në zbulimin e qëndrimit antishqiptar të BE-së, erdhi deklarata e analistit  më të shquar amerikan, Daniel  Server i cili e tha troç  se Evropa ka qëndrim racist ndaj shqiptarëve.

 

Çka tha konkretisht kryeministri Edi Rama?

 

Deklarata e kryeministrit nuk ishte kërcënuese as shantazhuese, thjesht ishte një deklaratë në mbrojtje të interesit kombëtar të shqiptarëve, ashtu sikur lëshojnë për ditë deklarata të tilla të gjithë kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së apo vendeve të tjera. Mirëpo Brukseli dhe Beogradi nuk i honepsin deklaratat realiste shqiptare, me  të cilat kërkohet të mbrohet interesi i tyre kombëtar. Ata janë mësuar  që nga Tirana e Prishtina që dëgjojnë deklarata servile, që dërdëllisin vetëm për të mirat e “parajsës”  së BE-së dhe bashkimit në Evropë të shqiptarëve kurdo qoftë ai bashkim, madje edhe pas 20 apo 100 vitesh. Disa nga krerët  tanë në Prishtinë, madje bënë përpjekje të deklaratën e Edi Ramës, ta paraqesin si shtrembërim që i bënë mediet (Hashim Thaçi), disa shkuan edhe më tej duke i bërë me dije Evropës se gjoja “Shqiptarët kurrë nuk paskan pasur një shtet gjithëpërfshirës dhe as duan ta kenë, sepse qenkan  më evropianë se evropianët”, (Xhavit Haliti).  Liderët e opozitës ishin të zënë me përgatitjen për protestën e 18 prillit dhe nuk ia patën ngenë të merren me deklaratat e Ramës. Ata u treguan dhe po tregohen shumë të matur, se po e përkrahën Ramën, nuk do ta kenë përkrahjen e BE-së, për ta marrë pushtetin në Kosovë në zgjedhjet e ardhshme.  Fatmir Mediu i Partisë Republikane  ka theksuar se Rama po gabon me deklaratat e tij të fundit për bashkimin Shqipëri-Kosovë, meqë sipas tij ai po kërkon të marrë flamurin e nacionalizmit, pa kryer dhe respektuar detyrat dhe funksionet që i takojnë në NATO.

 

 

Vizita e kryeministrit, Edi Rama në Bruksel, pa përkrahjen e fuqishme  të forcave politike shqiptare, sidomos pa përkrahjen e kreut politik dhe institucional të Kosovës, zbehet në tërësi, sepse  zyrtarët e BE-së, nuk janë aq të painformuar sa të mos kenë mësuar se  deklatarat e Ramës nuk i ka mbështetur Qeveria në Prishtinë, as politikanët në ish-RJ të Maqedonisë madje as opozita në Kosovë. Këto fakte bëjnë që Rama të ketë një pozicion të dobët dhe të pamundshëm  për të faktuar interesin kombëtar të shqiptarëve.

Gjatë pjesëmarrjes në një forum në Universitetin e Vlorës, duke folur për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, ai ka thënë se ata janë po aq të rëndësishëm sa vetë Evropa.  Rama veçoi me këtë rast se gjithmonë e më shumë Bashkimi Evropian duket peng i frikës dhe taktikave politike të vendeve të veta anëtare. “Gjithmonë e më shumë BE duket peng i taktikave politike, elektorale të vendeve të veta anëtare, dhe për fat të keq edhe në disa vende të mëdha dhe me peshë peng i frikës se duke folur për projektin e madh strategjik humben vota dhe rritet kundërshtia ndaj Evropës. Përgjigja e problemit të sotëm të Evropës është më shumë Evropë dhe jo më pak Evropë. Përderisa jemi në Shqipëri dhe jemi shqiptarë, shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe gjetkë janë po aq të rëndësishëm sa është e rëndësishme Evropa për ne. Evropa ka nevojë sot për Ballkanin njësoj siç ka Ballkani nevojë për Evropën”, tha Rama.

 

Nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbron këto qëndrime gjatë vizitës së tij në Bruksel, ai do të jetë fitues në politikën e tij afatgjate kombëtare, sepse qëndrimet e tilla janë krejtësisht në akord me aspiratat e shqiptarëve për krijimin e një shteti të përbashkët, një tregu unik gjithëshqiptarë, një ekonomi të qëndrueshme dhe të integruar, një shtet konkurrent dhe i fuqishëm, që do ta stabilizonte përgjithmonë gjendjen në Ballkan. Vetëm nëse shqiptarët do të kenë të drejta të njëjta me të gjitha kombet e tjera në rajon, rajoni do të qetësohet, në të kundërtën, paqja e siguria e vërtetë nuk do të arrihen kurrë me politikat antishqiptare e proteksioniste të fqinjve tanë dhe atyre që u qëndrojnë prapa, ashtu sikur nuk mund të arrihet asgjë me politikat servile, nënshtruese e puthadore të politikanëve tanë të korruptuar dhe të diskredituar në segmente të ndryshme.            

Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama do ta përkrahin të gjithë shqiptarët liridashës, do ta përkrahë brezi i ri  shqiptarëve që po mësohet të jetojë i lirë dhe i pavaruar dhe që kurrë më nuk do të pranojë ta fusë kokën në zgjedhen e huaj. Ky brez është ardhmëria jonë dhe në këtë brez ka llogaritur kryeministri moral i të gjithë shqiptarëve liridashës, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …