Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh thotë se është Serbia ajo e cila duhet ta ndryshojë kushtetutën

Robert Bosch: Nuk e kam mbështetur personalisht Gjykatën Speciale

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se personalisht nuk ka qenë dakord me krijimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke theksuar se procesi ishte i bazuar në raportin e Dick Marty. Në një lidhje direkte për A2 CNN, Bosch tha se raporti në fjalë ishte mbështetur në informacione që, sipas tij, lidhen me shërbime sekrete serbe, ndërsa akuzat për trafikim organesh në të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” ishin hetuar më herët nga EULEX dhe UNMIK, pa gjetur prova të qëndrueshme. Ai shtoi se, megjithëse si ambasador kishte ndjekur qëndrimin zyrtar të qeverisë së tij, në plan personal kishte rezerva për themelimin e gjykatës. Bosch theksoi gjithashtu se nuk pajtohet me pretendimet se UÇK-ja ishte organizatë kriminale.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipe Selimi nga Haga: Besoj fuqishëm në pafajësinë e Rexhës dhe të shokëve të tij

Deputetja Shqipe Selimi po qëndron në Hagë për të mbështetur bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, …