Robert Bosh

Robert Bosh thotë se në vitin 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, kishte konstatuar se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe

Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai, u përqendrua më shumë rreth kohës sa ishte me detyrë si ambasador i Holandës në Kosovë. “Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikua dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është se gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët. Pika kryesore e aktakuzës është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nuk ka asgjë dyshuese rreth trafikimit me organe”, ka deklaruar Bosch. “Në atë kohë isha ambasador dhe mund të më thonë se mbroja gjykatën, po sigurisht që kam mbrojtur sepse isha ambasador dhe duhet zbatuar urdhrat nga lart. Kjo gjykatë ishte e çuditshme”, shtoi ndër të tjera ish-ambasadori Bosch. Më tej ai shtoi se” “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaçi deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi ynë do të shkatërrohet”. Tutje ai vlerësoi se UÇK-ja bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …