Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-ndërmjetësi në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cuper, ka thënë se të dyja palët po gëzojnë vëmendjen e mediave, por nuk po arrijnë një marrëveshje. Duket se palët në dialog të Kosovës dhe Serbisë, nuk shohin ndonjë rrezik të veçantë në këtë situatë dhe nuk janë të shqetësuar. Ata sikur po kënaqen me vëmendjen e mediave, deklaratat bombastike dhe shfaqjen e forcës. Por, duke mos arritur marrëveshje, ata në fakt tregojnë se sa të dobët janë. Ish-diplomati Cooper e sheh si një mundësi të shkëlqyer mundësinë e arritjes së një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, bazuar në propozimin franko-gjerman të mbështetur nga Bashkimi Evropian”. Ka shumë prej tyre që qarkullojnë, madje disa propozime janë testuar në publik. Vite më parë u arrit një marrëveshje për një Asociacion të Komunave me shumicë serbe – që dukej si një mënyrë e arsyeshme për t’iu qasur çështjes së serbëve në Kosovë, tha Cooper dhe shtoi se nuk është i sigurt nëse palët në proces janë të gatshme për një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Jakaj nga IKD: 33 institucione mbeten të pambuluara, rritet pasiguria në funksionimin e shtetit
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka tërhequr vërejtjen se për shkak …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
