Rodney Dixon: Do rrëzohen paragraf për paragraf pretendimet e ZPS-së

Ekipi mbrojtës i Kadri Veselit ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të paraqesë një kundër-përgjigje të detajuar ndaj parashtrimeve të Prokurorisë, duke i analizuar ato në mënyrë të strukturuar dhe me shembuj konkretë. Avokati deklaroi se do të trajtojë në hollësi çdo pretendim të ZPS-së, duke synuar të tregojë se ato janë të pabazuara dhe të pambështetura në prova të dorës së parë. Sipas mbrojtjes, Prokuroria është mbështetur kryesisht në prova dytësore dhe nuk ka sjellë asnjë dëshmitar të vetëm që do të konfirmonte drejtpërdrejt përfshirjen e Veselit në veprime kriminale. Ai theksoi se edhe pse emri i Veselit përmendet rreth 260 herë në dosjen përfundimtare të ZPS-së, asnjë nga këto referenca, sipas mbrojtjes nuk përmban element penal apo veprim të paligjshëm që do të provonte fajësinë e tij.

Kontrolloni gjithashtu

FSK, Shqipëria dhe Kroacia rrisin koordinimin ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në një …