leoni

Rohan

Rohan: Kosova dhe Serbia mund të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë

Albert Rohan tha Plani i Ahtisaarit e ka zgjidhur problemin e statusit të Kosovës njëherë e përgjithmonë, edhe pse Pavarësia e shpallur para nëntë vjetësh nuk është njohur ende nga të gjitha palët. Në një intervistë, me rastin e nëntë vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Rohan, i cili bashkë me presidentin Martti Ahtisaari kanë udhëhequr bisedimet e Vjenës, flet për problemet e mbetura në funksionimin e shtetit të Kosovës, si dhe për çështjet që ai mendon se duhet të jenë prioritet për vendin. Qëllimi më i rëndësishëm që Kosova duhet ta ketë përpara vetes në vitet e ardhshme është ta zë hapin me Serbinë në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian, ashtu që dy vendet të mundë të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë, ka thënë Rohan. Ndërsa, Gjykatën Speciale e sheh si të dobishme për vendin, meqë, përmes saj, “duke e individualizuar fajin, çdo nocion për një përgjegjësi kolektive të Kosovës apo UÇK-së do të hiqet”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …