leoni

Rojet bregdetare të Libisë i shpëtojnë 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane

Rojet bregdetare të Libisë i shpëtojnë 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane

Rojet bregdetare të Libisë kanë shpëtuar 71 migrantë, të cilët po udhëtonin me një anije, pranë brigjeve libiane. Mjeti i lundrimit u kap në afërsi të brigjeve të qytetit al-Khoms. Migrantët, nga Sudani, Egjipti, territoret palestineze, Siria dhe Pakistani, u dërguan nga autoritetet në qytetin al-Khoms ku kanë marrë asistencë shëndetësore dhe humanitare. Ky fakt është bërë i ditur dhe nga Organizata Ndërkombëtare për Migrantë, përmes një postimi në Twitter. Libia viteve të fundit është bërë rrugë tranziti për migrantët – shumica nga Afrika – që duan të arrijnë përmes detit në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …