Haradinaj: Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin frances Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë!

Haradinaj: Kosova do të kujtojë gjithmonë ish kryetarin Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë!

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në Librin e Zisë i cili është hapur sot në ambasadën e Francës në Prishtinë në nderim të ish-presidentit të Francës Jacques Chirac. Haradinaj ka theksuar se Vendi ynë do të kujtojë gjithmonë ish kryetarin Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë. “Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin frances Jacques Chirac, si një mbështetës i pashoq, i së drejtës tonë! Sot, në Ambasadën e Francës në Prishtinë, nënshkrova në Librin e Zisë, ngushëllimet më të sinqerta, familjes, popullit dhe shtetit francez, për humbjen e Presidentit Chirac”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …