leoni

Hisen Berisha: Ahmet Krasniqi, zgjoi nga gjumi krye-udbashët kur nënshkroi unifikimin e Forcave të Mbrojtjes me UÇK-në

Hisen Berisha: Ahmet Krasniqi, zgjoi nga gjumi krye-udbashët kur nënshkroi unifikimin e Forcave të Mbrojtjes me UÇK-në

Të nderuar vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj!

Falënderoj bashkëfshataret, miqtë dhe dashamirët për përkrahjen lidhur me  vendimin tim për anëtarësim në Partinë Demokratike të Kosovës.

Duke parë zhvillimet që prej pas luftës theksoj që kam shumë arsye për vendimin e marrë.

Një ndër arsyet për këtë vendim është ta njoftoj opinionin publik si obligim moral dhe familjarë se Kol. Ahmet Krasniqi asnjëherë nuk ka qenë anëtar i ndonjë partie politike, por ka qenë ushtarak i karrierës.

Kol. Ahmet Krasniqi – Ministër i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, zgjoi nga gjumi krye-udbashët e trojeve Shqiptare kur nënshkroi unifikimin e Forcave të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Që D.MTH. se ata që paguan dhe urdhëruan vrasjen nuk deshën për asnjë moment të jemi unik në Çlirimin e vendit

Prandaj besimi i plotë tek lideri i PDK-së. Kadri Veseli është rrugë e drejtë

I ftoj të gjithë t’i bashkohen synimit për një Shtet të së drejtës dhe zhvillimit në proceset e mëdha që po vijnë.

Dhe ju garantoj 100% se erdhi dita të Besoj unë Beso edhe ti që ta ndërtojmë të ardhmen për ty dhe Shtetin e  Dekadën e re

Faleminderit.

 

Bac, pasi që pash komente e reagime nga më të ulëta , m’duhet të flas !

Bac nuk jam vetëm…

Bac, ti e din që kur është vrarë mixha Shaban ishte betuar Aziz Zhilivoda se do ta nxjerr hakun , si 7 vjeçar në atë kohë dhe dihet botërisht se e kreu premtimin

Bac ti e din vështirësi që i kemi pasur së bashku!

Kemi marrë shpeshherë premtime për transporte në përkujtime e në fakt i kemi paguar vet unë ti, dhe nipat e Azizit !

Bac ti e din kur është mbajtue Akademia përkujtimore në Vushtrri nën patronatin e Bajram Mulakut për presione që kemi pas!

Ti e din që miku, Bajram Mulaku e lartësoi në figurën e Skënderbeut dhe nuk është tërhequr  asnjë moment.

Bac ti i din por e din edhe deputet të LDK-së kur ishim tek Isa Mustafa atëherë   kryeministër për kprkesen e kthimit të eshtrave të Balit Met( Ahmet Krasniqit).

Përgjigje e vetme ka qenë se do të bisedonte me z. Hashim Thaçi asokohe President i vendi me arsye se ishin në koalicion.

Bac përgjigjen se morëm kurrë!!!!

Bac Z.Hashim Thaçin ne e bëmë President sepse mirë e din ti unë dhe familja jonë që nuk vuajmë për poste e karrierë.

Bac, çfarë na duhet ndërmjetësimi neve me Institucione kur jemi pjesë e themeleve të këtij Shteti?.

Bac, të kujtohet kur filluam proceset e kthimit të eshtrave !

Bac, isha aty tek varri kur u hap që sot nuk mund të flej i qetë

E din ti Bac unë dhe familjarë e deputetë të Kosovës se as varrin nuk e lanë afër Rugovës.  As telefonatave nuk ju përgjigjen

Pse?!!

Bac e varrosem aty vet, sepse edhe kur është vrarë mbeti i vetëm…

Vallë kush e mbrojti që të mos vritet ?

As të paren e as të dytën nuk e thash në emër të familjes por të njoftoj bac se shumë zhurmaxhinj , kushërinj që ju “digjet zemra ” votojnë për AAK, pak për LDK, të paktën unë nuk fshihem pas petkut të askujt

Respekt për miqtë që janë në partitë shqiptare!

Aziz Zhilivoda

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …