Ukraina

Rreth 3 mijë amerikanë iu kanë përgjigjur thirrjes së Ukrainës si vullnetarë për të luftuar kundër Rusisë

Rreth 3 mijë amerikanë iu kanë përgjigjur thirrjes së Ukrainës të shkojnë atje si vullnetarë të huaj për të luftuar kundër Rusisë, tha  për Zërin e Amerikës një përfaqësues i Ambasadës së Ukrainës në Uashington. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë bërë thirrje për formimin e një “legjioni ndërkombëtar” vullnetarësh të huaj për të ndihmuar Ukrainën në luftë. Zelensky tha se rreth 16,000 vullnetarë nga vende të ndryshme janë paraqitur për të marrë pjesë në luftë. Vendet perëndimore nuk po dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, por kanë dërguar armë. Gjithashtu, kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë dhe oligarkëve dhe liderëve rusë. Vendet perëndimore nuk po dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë, por kanë dërguar armë. Gjithashtu, kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë. Kryetari  ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas kanë bërë thirrje për formimin e një “legjioni ndërkombëtar” vullnetarësh të huaj për të ndihmuar Ukrainën në luftë, mbase sikur brigadat internacionaliste në Spanjë në vitin 1938

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …